Presidentja e Parlamentit Europian Ursula Von Der Leyen ka njoftuar se BE do të dhurojë vaksinat falas për Ballkanin Perëndimor në veçanti për bluzat e bardha dhe grupet e riskuara.
“Ne gjithashtu kujdesemi për Lagjen tonë, Bashkimi Evropian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe në Lagjen tonë”, thotë Von der Leyen.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca.
“Në konferencën për shtyp pas Këshillit Evropian, President Von Der Leyen konfirmoi që BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe shtresat e riskuara”, shkruan Soreca.