Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia.
Ai ka mbërritur atje dhe në orën 14:45 minuta dhe ka hyrë në banesën e familjes Rasha.
Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali ku u pritën nga familjarët e te ndjerit. Vizita e tij në banesë është mbajtur private dhe nuk janë lejuar të filmohet apo fotografohet.
Rama ka qëndruar disa minuta e më pas është shoqëruar nga familjarët e të ndjerit.
Ai është larguar së bashku me ministren Spiropali.
Vizita e Ramës vjen pasi i lajmëroi se sot në orën 18:00 do të flasë publikisht për të riun.