Nënkryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviç.
Përmes një postimi në Twitter, Abazoviç ka dhënë dhe lajmin e shkarkimit të zyrtarit të policisë.
Detyrën e drejtorit të Policisë, Veloviç e ka ushtruar nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.
Qeveria e Malit të Zi është votuar të premten dhe ky është vendimi i parë i Abazoviçit si numri dy në Qeveri.