Ndërsa COVID-19 përhapet, të varfërit bëhen gati për dimrin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërsa COVID-19 përhapet, të varfërit bëhen gati për dimrin

12:40 | 07/12/2020
në Bota, Kryesore
0

Read more

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Organizatat e ndihmave në Shtetet e Bashkuara po shohin një rritje me 50% të kërkesave për ndihmë për shkak të pandemisë dhe ngadalësimit të ekonomisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, organizatat e ndihmave po përmbushin me vështirësi nevojat në këtë stinë dimërore.

Marrja e donacioneve nga organizata “Salvation Army” dhe organizata të tjera të bamirësisë në Uashington, është bërë thelbësore për Erika Sanchez-in, nënën me të ardhura të ulëta të tre fëmijëve në kryeqytetin amerikan.

“Tani për tani po na ndihmon shumë sepse nuk kemi mjete për të blerë xhaketa, çizme, kështu që vijmë këtu dhe ata na i japin“, thotë Erika Sanchez, përfituese nga donacionet.

Kuzhinierja me origjinë meksikane u pushua nga puna kur restoranti ku ajo punonte më parë u mbyll për shkak të COVID-19. Ajo gjeti punë me orar të pjesshëm duke pastruar një ndërtesë zyrash, por mezi siguron jetesën.

“Fitoja 13 dollarë në orë në punën time ditore. Tani fitoj 16.10 në orë, por punoj vetëm katër orë, kështu që e ndiej ndryshimin”, thotë zonja Sanchez.

Zëdhënësi i organizatës “Salvation Army”, Major Srikant Bhatnagar, thotë se me aplikimet e reja të papunësisë në gati 800’000 në javë, nevojat e komunitetit po rriten.

“Ne jemi (një) vend i pasur, por njerëzit këtu në Shtetet e Bashkuara nuk kanë ushqim, nuk kanë një vend për të shkuar, pas pandemisë, sepse asnjë vend pune nuk është i disponueshëm dhe njerëzit po vuajnë tani”, thotë zoti Bhatnagar.

Të goditur nga rënia e të ardhurave, shumë amerikanë nuk po paguajnë faturat e dritave dhe ujit. Borxhi i grumbulluar është në 24 miliardë dollarë, thonë organizatat e ndihmës energjetike.

Klientët që nuk mund të marrin ndihmë financiare rrezikojnë të izolohen nga dimri i ftohtë.

Kjo ka bërë që organizatat bamirëse të fillojnë shpërndarjen masive të palltove të dimrit.

“Pjesa më e madhe jepen nga vetë punonjësit. Tani që shumë kompani ende po punojnë në distancë, kemi një rënie me 56% të furnizmit krahasuar me këtë periudhë vitin e kaluar. Nga ana tjetër, po dëgjojmë nga agjensitë tona se kanë 50% më shumë kërkesa për pallto këtë vit“, thotë Beth Amodio, drejtoreshë e organizatës “Një pallto e ngrohtë” (“One warm coat”).

Nuk është vetëm veshja e ngrohtë për të cilën ka nevojë, thotë Jackie Horstmann Didio, organizata jofitimprurëse e së cilës ofron arsim falas për fëmijët parashkollorë në Alexandria, Virginia.

“Zakonisht, ne do t’u shërbenim 15% të familjeve me gjëra të tilla si ndihmë për qeranë ose mundësi të ndryshme për qasje tek ushqimet, furnizimet dhe internetin. Por tani e shohim që thjesht po shtohen aq shumë dhe se shumë njerëz kanë nevojë për ato shërbime shtesë”, thotë zonja Didio, me organizatën Qendrat e Rrjetit të Fëmijëve dhe Familjes.

Dhe nëse moti i ftohtë përkeqëson krizën shëndetësore, siç presin disa shkencëtarë, mund të ketë pushime të reja nga puna. Kjo i shqetëson prindërit si Esau Muñoz, i cili punon si kuzhinier.

“E vërteta është se restorantet (numrat e klientëve) kanë rënë. Njerëzit nuk duan të dalin, veçanërisht tani që përsëri duhet të mbyllemi në orën 8:00 (pasdite). Në orën 9:00 (pasdite) ndalim shitjen e alkoolit, kështu që kjo ka pasur një ndikim shumë negativ”, thotë zoti Muñoz.

Derisa virusi të vazhdojë të jetë jashtë kontrollit, ai nuk pret që kufizimet të marrin fund. Zoti Muñoz po përgatitet për një stinë të gjatë dhe të vështirë dimërore.

VOA

Etiketa: COVID-19KoronavirusiNdërsa COVID-19 përhapet të varfërit bëhen gati për dimrin

Të Lidhura

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

nga 27
20:16 | 06/04/2026
0

Atalanta u afrua vetëm një pikë larg gjashtëshes së parë në Serinë A, pasi mposhti Leçen me rezultatin 0-3 në...

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

nga 27
19:58 | 06/04/2026
0

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te...

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

nga 27
19:32 | 06/04/2026
0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

nga 27
19:16 | 06/04/2026
0

Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet...

Para
Donacionet për tërmetin, Juri Kim: Pranë jush që të shpenzohen në mënyrën e duhur

Juri Kim: KED të mblidhet për të vendosur kandidaturat, proceset duhen respektuar, por jo abuzuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

20:16 | 06/04/2026
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

19:58 | 06/04/2026
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

19:32 | 06/04/2026
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

19:16 | 06/04/2026
Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

19:08 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –
  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –
  • “Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –
  • Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –
  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –
  • Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –
  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com