Në Gjykatën e Lezhës është pezulluar puna, për shkak se kryesekretarja ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Ndërprerja e punës është vendosur për shkak se ajo ka patur kontakte të shumta me personelin, të cilët janë karantinuar në shtëpi.
Mësohet se nga ky efekt do të përjashtohet shërbime gjyqësore që lidhen me çështje të natyrës urgjente. Kujtojmë se disa gjykata në vend kanë pezulluar punën për shkak të COVID-19.