ISHSH Vlorë ka mbyllur ditën e sotme Gjykatën e Apelit. Mbyllja e kësaj gjykate vjen pas konfirmimit të rasteve me Covid-19 brenda këtij institucioni.
Gjykata e Apelit do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë 14 ditore.
Gjashtë raste janë konfirmuar pozitive për Covid-19, ndërsa shtatë persona të tjerë janë në pritje të përgjigjes.