Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë“, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ishte doktori Bilgin Sait, udhëheqës i repartit për COVID-19 në Spitalin Amerikan në Stamboll, i cili tregon për situatën e krijuar nga koronavirusi, përballjen profesionale në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 dhe trajtimin e pacientëve.
https://www.youtube.com/watch?v=rO5JKoyfFrw
Material i shkëputur nga intervista e dr.Bilgin Sait për “Mirëmëngjesi Kosovë”
Dr. Bilgin Sait: Ekipet mjeksore janë thuajse të dërrmuara! Po kalon edhe muaji i 8-të e akoma nuk e dijmë se sa mund të vazhdojmë kështu! Përballja me burnout-in e stafeve shëndetsore është dhe ka për të qenë brengë e madhe!
Akoma ka shumë pikëpyetje rrugës … ama sfidat që i kemi kaluar deri më tani, na kanë pasuruar me përvojë shumë të çmueshme! Falë përvojës/ eksperiencës ne si mjekë e infermierë tashmë e kemi një dozë sigurie dhe dijmë më mirëse si dhe kur të ndërhyjmë nëpër situata të ndryshme.
Dr. Bilgin Sait: Është mëse e dukshme që ka rënë mortaliteti i pacientëve. Dua të them se, ani që numri i të infektuarëve po shtohet, vdekshmëria për fat të mirë është më e vogël se sa dikur, e kjo si rezultat i eksperiencës që ne kemi fituar nëpër kohë.
Dr. Bilgin Sait: Masat mbrojtëse të rekomandueshme dhenë fuqi janë e mbetën: maska dhe distanca.
Dr. Bilgin Sait: Këtu ku unë punoj, masat për stafin shëndetsor janë përcaktuar qysh në fillim dhe aktualisht nuk mund të flasim për gjëra që ka ndryshuar rrugës. Pra le të themi se kujdesi i shtuar, reagimi në kohë, distancat e duhura dhe maska e kanë bërë detyrën e vet! Ne (mjekë e infermierë) meqë detyrimisht jemi më të ekspozuar për sa kohë futemi shpesh në dhomat e pacientëve të infektuar, maskat na ofrojnë një mbrojtje të konsiderueshme, ndërkaq kërkohet kujdes tepër preciz!
Gjithsesi, shqetësimi nga mundësia për tu infektuar nuk është më i madh se sa burnout-i, lodhja e paqartësia sociale! Paqartësia është ajo që manifestohet nëpërmjet një soj ankthi– i cili mbas një farë kohë edhe imunitetin e zhyt! Lodhja e stërholluar “stimulon” problemet psikologjike; problemet e përqëndrimit, koncentrimin e stafeve mjeksore.
Aktualisht, në institutin tonë është një qendër e quajtur Code Lotus e cila po merret me burnout-in e doktorëve dhe infermierëve, përmes mbështetjes psikologjike.
Dr. Bilgin Sait: Trajtimi nuk është dhe as mund të reduktohet vetëm tek medikamentet ose protokolli. Trajtimi është mbështetja ose menaxhimi i oksigjenimit, menaxhimi irespiratorit dhe preciziteti kohor i triazhit të pacientave.
Intervenimi në kohë! Në KOHË!
Dmth kjo është panoramë shumë e rëndësishme përgjatëpërcjelljës/ ndjekjes së çdo pacienti. Ndonjëherë sidomos over diagnoza ose intervenimi me antibiotik apo medikamente shumë të ashpra po na jep efekte të kundërta. Prandaj ne po përpiqemi që pacientët t’i ndjekim në çdo detaj me mbështetje medikale.
Disa herë e kemi përmendur se bëhet fjalë për dy faza:
Dua të theksoj një çështje tepër thelbësore: fazat nuk duhet kurrsesi të mbivendosën me njëra – tjetrën! Në fazën e parë ndalohet ndërhyrja me terapi të rënda sepse mund tës hkaktojmë dëme dhe ta zgjasim problemin tek pacienti! Në fazën e dytë kërkohet vëmendje dhe precizitet absolut nga ana e mjekve dhe infermierve.
Dr. Bilgin Sait: Ky është diskutim i vazhdueshëm, por nuk ka studime apo evidenca se virusi është zbehur ose është më pak i dëmshëm. Punimet shkencore akoma nuk shpalosin ndonjë mutacion të virusit. Normal mutacionet vazhdojnë. Për 8 muaj janë mbi 1000 mutacione, porse këto mutacione nuk ja kanë ndryshuar sjelljen (behaviour) virusit.
Vazhdojmë të ballafaqohemi me pacientë që e vuajnë fazën inflamatore, vetëm se ne përpiqemi të bëjmë më të mirën duke ndërhyrë në KOHËN e duhur. TIMING është shumë vendimtar!
Dr. Bilgin Sait: Nëse me pyesni për mortalitetin në dhomat intensive, ai ndryshon dukshëm nga vendi në vend. Diku është rreth 50%, diku tjetër 20% kurse në Ballkan fatkeqësisht, rreth 90%.
Shifrat e tilla vijnë si pasojë e:
Dr. Bilgin Sait: Sipas observimit tim, një pjesë e shoqërisë kurrsesi nuk po e kuptojnë seriozitetin e virusit. Ata refuzojnë ta pranojnë faktin se mund t’i shkaktojnë shumë dëme tjetrit. Kur shoqëria kalon në këso sfida, nuk lejohet dhe nuk duhet tëjetë qëllimi jonë i vetëm: ruajtja e vetës! Ne po përpiqemi për Tjetrin! Ndërkaq, mes nesh mungon goxha kujdesi dhe vigjilenca.
Për më tepër që mungesa e kapaciteteve spitalore do duhej qytetarët t’i bënte më të ndjeshëm e më vigjilentë në ruajtjen e tjetrit!
Ky është virus që kërkon me e ruejt tjetrin, jo veç vetën!
Dr. Bilgin Sait: Protokollet janë duket u përditësuar ose më saktë ne përveç konciliumeve zyrtare shtetrore po konsultohemi edhe me kolegët dhe ekspertët e vendeve tëndryshme nga mbarë bota. Megjithatë nuk ka një kurë magjibërëse.
E rëndësishme është që secili pacient të ketë një “intensive folloë up” – sidomos mbas ditës së 7-të! Dita e 8-të, 9-të dhe 10-të janë tepër të rëndësishme sepse këtu rëndom po hasim përkeqësim të pacientëve. Pra, për secilin pacient ne po bëjmë një “ndjekje” intensive ose përmes telefonit ose duke e shtrirë në spital.
Dr. Bilgin Sait: Mund të themi vetëm se: me maska e me distancë po e vazhdojmë një farë imponimi të lehtë kundrejt virusit
Dr. Bilgin Sait: pas simptomave të para rekomandohet testi dhe në rast se rezulton pozitiv, atëherë pacienti:
Pastaj, niset faza e dytë që përfshinë ditët 8-9-10. Me shumë saktësi kontrollohet frymëmarrja ndërsa saturimi i oksigjenit duhet të jetë mbi <93.
Në rast se përkeqësohet frymëmarrja dhe saturimi bie nën 93 doemos menjëherë duhet të kontaktohet doktori! Në situata të tilla rekomandohet: