Nga Sali Berisha
Mohimi i genocidit serb në Kosovë.
Narko-parlamenti i Edvinit njëlloj si Duma e Putinit dhe parlamenti i Dodikut, mohon genocidin serb në Kosovë!
III.
Pas firmosjes me padronin e tij Vuçiç të marrëveshjes me Serbinë, ditën e gjyqit në Hagë të ish-udhëheqësve të UÇK dhe të Kosovës dhe heshtjes si fija e barit ndaj kërcënimit të Kosovës me luftë nga ky i fundit, argati i Beogradit në Tiranë, Edvin Kristaq Rama, urdhëroi javën që kaloi heqjen – para votimit në parlament – nga rezoluta në mbështetje të UÇK dhe luftës së saj, të frazës në të cilën përmendej dhe dënohej genocidi serb në Kosovë.
Me këtë akt antikombëtar, Edvin Rama rreshton haptas veten në radhën e armiqve më të egër dhe më albanofobë, më racistë të kombit shqiptar.
Me këtë akt, Zografi Bis mohoi me narko-parlamentin dhe narko-partinë e tij, me urdhër të padronit të vet Vuçiç, de juro dhe de fakto, genocidin serb ndaj kombit shqiptar në Kosovë.
Kështu, sipas Edvin Ramës, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe narko-parlamentit të tyre, në Kosovë nuk ka pasur genocid serb ndaj shqiptarëve.
Ky është shërbimi më i madh që Tirana zyrtare i bën Beogradit dhe argati i Tiranës i bën padronit të tij Vuçiç.
Pas kësaj rezolute të Edvin Ramës, Beogradi do t’ju thotë të tjerëve se genocidi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës është thjesht një mit i tyre, të cilin nuk e pranon as Shqipëria.
Një votim të tillë armiqësor ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, përveç Beogradit, mund ta bënin vetëm Duma e Putinit dhe parlamenti i Republika Serbska të Dodik dhe askush tjetër.
Ky akt i urrejtjes primitive të Edvin Kristaq Zografit ndaj kombit shqiptar kaloi në tërësi krejt pa u shënuar nga mediat në Shqipëri dhe në Kosovë dhe përveç një reagimi të përfaqësuesit të Vetvendosjes në Tiranë, nuk pati reagime të tjera.
Me mohimin e genocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, Edvin Kristaq Rama mohoi njërën nga barbaritë më mizore të Evropës gjatë dy shekujve të fundit dhe këtë e bën vetëm njeriu që nuk ka ndjenja dhe ndërgjegje njerëzore ose që urrejtja ndaj kombit shqiptar i ka paralizuar të gjitha fakultetet mendore.
Genocidi serb ndaj shqiptarëve në Kosovë është genocidi me i vjetër, më i egër, më i gjatë pas atij kunder hebrejve ne historine e Europes. Ai zë fill në fillimin e viteve 1800 dhe kulmon pas marrëveshjes së Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit dhe më pas përsëritet në përmasa edhe më tragjike me barbaritë serbe ndaj shqiptarëve në luftërat ballkanike.
Ky genocid vazhdoi me egërsi të paparë gjatë dhe fill pas Luftës së Dytë Botërore, por dhe në dekadën e fundit të shekullit që kaloi, si genocidi i fundit në Evropë.
Ai në tërësinë e tij është i shënuar si njera nga mizoritë më të mëdha në historinë e botës.
Me mohimin e genocidit serb në Kosovë, Edvin Kristaq Rama shkelmon mbi gjakun jetën e të paktën të rreth 1 milion shqiptarëve, fëmijë, të rinj, gra, të moshuar, burra që u vranë, u masakruan, u dogjën, u spastruan nga vatrat e tyre nga serbët barbarë në 142 vitet e fundit vetëm e vetëm se ishin shqiptarë.
Historia e genocidit serb ndaj shqiptareve, qe mohoi Zografi bis ne narkoparlamentin e tij, nje nje akt flagrant i urrejtjes ndaj kombit shqiptar, eshte i dokumentuar ne dhjetra e dhjetra vepra historike te autoreve me serioz te kohes, austriake, angleze, gjermane, amerikane, hungarez, shqiptare, nordik por edhe rus dhe serb.
Genocidi serb kunder shqiptareve te Kosoves, te cilin e mohoi ne nje akt makaber e çnjerezor Edvin Kristaq Zografi eshte i vertetuar shkencerisht dhe perfundimisht edhe nga Komisioni Nderkombetar per Hetimin e Shkaqeve dhe Pasojave te luftrave Ballkanike
dhe hetime te tjera nderkombetare.
Ai eshte i pasqyruar ne qindra e mijra artikuj raportazhe, deshmi ne shtypin kryesor te kohes.
Genocidi serb kunder shqiptareve te Kosoves i dekades se fundit te shekullit qe kaloi, te cilin ne nje akt te tradhetise se larte kombetare e mohoi Edvin Kristaq Zografi me narkoparlamenin e tij, eshte i gdhendur ne memorien e kohes ne qindra e mijra denoncime e fjalime te personaliteteve politike te huaja dhe shqiptare, qindra e mijra artikuj dhe dokumenta te publikuara ne mediat e shkruara dhe elektronike me te medha te kohes, ne debate dhe rezoluta te institucioneve me serioze nderkombetare te OKB, Kongresit te SHBA, Parlamentit Europian etj
Te votosh ne parlamentin shqiptar rezolute per mbeshtetjen e UÇK duke refuzuar me urdher te Beogradit te njohesh genocidin serb ne Kosove do te thote te perdoresh luften e UÇK, sakrificat dhe te renet e saj per te çliruar Beogradin nga barra e krimeve te tmerrshme qe ka kryee edhe 20 vite me pare.
Me kete akt antikombetar monstruoz, argati i Beogradit mohon dhe perdhos vrasjen, masakrimin dhe zhdukjen e 13 mije femijve, grave, burrave, te moshuarve dhe debimin me dhune nga vatrat e tyre te mbi 800000 mije qytetareve dhe djegien e shkaterrimin e mbi 127 mije shtepive ne Kosove.
Ky mohim eshte gjithashtu nje perdhosje e madhe e luftes se UÇK, te reneve te saj kunder ketij genocidi.
Duke perfunduar, denoj me forcen me te madhe aktin e mohimit te genocidit serb ndaj shqiptareve te Kosoves si nje akt antikombetar, antinjerezor te Edvin Kristaq Rames dhe e garantoj kete armik te eger te qenirs shqiptare se shume shpejt do marre pergjigjen qe çdo komb i qytetaruar u rezervon tradhtareve te tij.