“Vatra infeksioni”, Vokshi: 10 mësues humbën jetën nga COVID, qeveria asnjë masë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vatra infeksioni”, Vokshi: 10 mësues humbën jetën nga COVID, qeveria asnjë masë

12:21 | 14/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka ngritur alarmin se shkollat në vendin tonë janë kthyer në vatra të infektimit me koronavirus.

Në një dalje për mediat,Vokshi deklaroi se 10 mësues kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa me qindra e mijëra mësues dhe nxënës të karantinuar, ndërsa shtoi se qeveria nuk siguron as kushtet minimale në shkolla.

REAGIMI I PD
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Ndodhem para Kryeministrisë, sepse, si shumica e shqiptarëve ne konsiderojmë Edi Ramën përgjegjës për situatën e rëndë të pandemisë në vend.

Read more

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Me keqardhje konstatojmë që vetëm 2 ditën e fundit, të tjerë mësues kanë humbur betejën me virusin COVID 19. Qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë reale për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla.
Janë 10 mësues që nga fillimi i vitit shkollor që janë ndarë nga jeta pikërisht për shkak të COVID19, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria. PD shpreh keqardhjen per humbjen e jetëve të shtrenjta të mësuesve dhe ngushëllon familjet, kolegët e të afërmit.

 

 

Situata në shkolla është ALARMANTE dhe jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë sot ndër vatrat më të rrezikshme të perhapjes së infeksionit, sepse qeveria nuk do t’ia dijë për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve. Ajo që i intereson Edi Ramës është vetem t’i përdorë ata për politikë dhe për pushtet.
Nga raportimet në media dhe informacionet që vijnë në PD janë mijëra mësues dhe nxënës që janë të prekur / karantinuar.
– [ ] Shkollat në Tiranë: në dy ditët e fundit janë 280 nxënës, rreth 120 mësues të prekur osë karantinuar.
– [ ] Vetëm në Korçë janë mbi 100 mësues të prekur me COVID19
– [ ] Vetëm në 3 shkolla në Lezhë janë 20 mësues.
– [ ] Në të gjithë vendin janë rreth rreth 600 mësues prekur / karantinuar dhe mbi 1300 nxënës
Denoncimet janë të përditshme nga çdo shkollë e vendit. Mësues dhe prindër që kërkojnë mbështetje dhe ndihmë.
Qeveria ka vendosur të mbyllë veshët dhe të mos i dëgjojë lutjet e tyre, pasi mësuesit dhe nxënësit i duhen vetëm për dekorin e propagandës së Edi Ramës.
Qeveria i ka braktisur e lënë në mëshirë të fatit, pa testime, pa maska, pa dezinfektant, pa ujë, pa kushte higjeno sanitare, duke i shfrytëzuar si skllevër me dyfishin e ngarkesës që nuk u paguhet kurrë.

Humbjet e jetës mund të ishin shmangur, nëse Qeveria do rë reaguar në kohën e duhur dhe do të kishte zbatuar planin e propozuar nga PD.
Kryeministri në ikje po jep dhjetëra miliona euro për projekte korrupsioni, siç është ai i Teatrit me kulla, por nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm.
36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të #teatrit me #kulla, do të stërmjaftonin:

– për testime masive periodike për mësuesit;
– për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës;
– për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;
– për plarforma për mësimin në distancë;
– për tableta e internet falas për cdo mësues e nxenës;
– për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit;
– shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19.
I kërkojmë sot përsëri Qeverisë:
· Testim masiv e periodik i mësuesve dhe personelit ndihmës në shkolla, hetim epidemiologjik te nxënësit e familjet e tyre në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i infeksionit
· pajisjen me maska mbrojtëse, dezinfektant, alkool, termometër dhe dezinfektim të rregullt të ambjenteve mësimore
· mbylljen e shkollave që nuk plotësojnë asnjë kusht higjeno – sanitar e sigurimi i ambjenteve të tjera të përshtatshme
· kontraktimi i mësuesve shtesë që të lehtësohet ngarkesa mësimore e mësuesve që japin 2-3-4 turne
· pagesë ë plotë për të gjitha ores shtesë si dhe
· Paketë mbështetëse për mësuesit: shpërblime mujore 100-150 Euro (në Kosove janë dhënë shpërblime 150 – 300 Euro në muaj)
Çdo ditë e humbur pa zbatimin e këtij plani vë në rrezik shëndetin dhe jetën e mësuesve. Ka një përgjegjës që shkollat janë kthyer një ndër vatrat më të rrezikshme per perhapjen e infeksionit. Ai e ka emrin Edi Rama!

Etiketa: Albana VokshiIsh-deputetja e PD-sëkoronavirus

Të Lidhura

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:29 | 04/02/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e...

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Para
Aksident në aksin Shkodër-Kryebushat/ Vdes 25-vjeçari, në gjendje të rëndë shoferi

Në pak minuta dy aksidente në aksin Peqin-Elbasan, tre persona të plagosur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com