Shqipëria në izolim të pjesshëm, marrëveshje me Serbinë për lëvizje me letërnjoftim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria në izolim të pjesshëm, marrëveshje me Serbinë për lëvizje me letërnjoftim

14:06 | 12/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Rrugë të boshatisura nga automjetet dhe këmbësorët, restorante, lokale, pube dhe bare të mbyllura. Shqipëria hyri në mbrëmjen e të mërkurës, (11.11) në izolim të pjesshëm nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit. Jo vetëm kaq: punonjësit e administratës publike sot (12.11) janë të detyruar të punojnë online në banesa dhe jo në zyra. Masat e sapohyra në fuqi do të vazhdojnë për tre javë dhe do të rishikohen sipas ecurisë së pandemisë Covid-19.

Komiteti i Ekspertëve për këtë pandemi i sugjeroi këto masa qeverisë Rama në fillim të kësaj jave, nisur nga grafiku ditor në rritje i rasteve të reja të infektuara dhe ato të viktimave: këto raste vijojnë të mbeten mbi 500. Vetëm në tri ditët e para të kësaj jave ato arritën në 1595 të infektuar dhe numri i viktimave në 31, afërsisht aq viktima sa pati në total Shqipëria në tre muajt e karantinës, nga marsi në maj të këtij vitii. Pandemia COVID-19 ka prekur gjithsej 23.801 persona që nga fillimi i saj dhe ka shkaktuar 590 viktima, shifra këto të konsiderueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërinë.

Policia e Shtetit do të monitorojë zbatimin e masave kufizuese në të gjithë vendin përmes patrullave dhe do të ndëshkojë kundravajtësit: gjobë 80 Euro për qytetarët që konstatohen që kanë dalë me automjetet e tyre në orët e ndalimqarkullimit, bllokim automjeti dhe dënim me burg deri në 6 muaj në rast se kundravajtja përsëritet. Bizneset që thyejnë ndalim-qarkullimin do të ndëshkohen me masa që shkojnë nga mbyllja e aktivitetit deri në burgim.

Read more

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Albanien Tirana | Coronavirus | Markt ohne Masken (DW/A. Ruci)

Virusi Corona, bashkëpunimi rajonal i avancuar dhe Procesi i Berlinit

Pritshmëritë janë që masa të tilla të ndikojnë në mospërhapjen e infektimit me virusin vdekjeprurës. Në këtë përpjekje po gjen udhën e vet edhe bashkëpunimi dhe koordinimi mes 3 vendeve fqinje të rajonit.

Drejtuesit politikë të  Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë nënshkruan në fillim të javës, (9.11) një  Memorandum Bashkëpunimi për të mposhtur COVID-19. “Duke filluar që tani, do punojmë për koordinimin e sigurisë së vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët tanë. Do të mbështetemi tek njëri tjetri  dhe do të ndihmohemi në momente të caktuara, nëse ndodh mbingarkesë e sistemeve shëndetësore në vendet tona”, tha kryministri Zaev. Ai citohet të ketë thënë që “hapja e korridoreve të gjelbërta” për kalim të qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, bëhet për të që zbutur pasojat e pandemisë”

Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit rajonal qytetarët e tre vendeve mund të udhëtojnë në sejcilin prej tyre pa testin e covidit-19. “Nëse ndonjë qytetar i ndonjë vendi nënshkrues mbetet në territorin e një shteti tjetër dhe duhet të trajtohet në vendin në të cilin është hospitalizuar, atëherë shteti në të cilin trajtohet do t’i marrë përsipër harxhimet e mjekimit”, tha kryeministri Zaev në takimin online. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit Rama, bëri me dije se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ai i Maqedonisë së Veriut,  Zaev, presidenti Vučić dhe kryeministrja re Serbisë,  Brnabiç e shohin memorandumin në përputhje me Procesin e Berlinit pasi ai “përfaqëson një nismë për bashkëpunim rajonal të avancuar”.

Nord-Mazedonien: Westbalkan Gipfel (Government of North Macedonia)

Pamje nga samiti i Ballkanit Perëndimor në Ohër, nëntor 2019

Shqipëria dhe Serbia me marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftim

Përveç Memorandumit për Bashkëpunim anti COVID-19,  Shqipëria dhe Serbia nënshkruan të mërkurën, (11.11) një marrëveshje sipas së cilës shtetasit e dy vendeve mund të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim. Më herët Shqipëria ka nënshkruar marrveshje të tilla me shtetet e tjera të BP. “Besoj fuqishëm që kjo nismë do të na ndihmojë të gjithëve për të njohur kur vihen në pyetje vështirësitë ditore të ekonomive tona,  sfidat  sociale dhe do të lehtësojë atmosferën për të gjetur zgjidhje për të mirën e popujve tanë si për të ardhmen, ashtu edhe për të kaluarën”, citohet të ketë thënë kryeministri shqiptar Rama.

Nënshkrimin e marrëveshjeve e përshëndeti edhe presidenti serb Vučić  i cili tha se “ajo ka për qëllim të ketë ndikim real pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve. “Është e rëndësishme që ne të tentojmë dhe të vendosim për të ardhmen e qytetarëve tanë, si dhe të demonstrojmë se mund të ruajmë pavarësinë tonë dhe vetë të miratojmë vendime, para së gjithash, me ata që janë në fqinjësinë tanë, që i kemi më afër dhe për këtë jam i lumtur për këto marrëveshje”, citohet të ketë thënë Vučić.DW

Etiketa: COVID-19Marreveshje me SerbineShqiperiaShqipëria në izolim të pjesshëm

Të Lidhura

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

nga 27
15:31 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

nga 27
15:05 | 06/06/2026
0

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të...

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Para
Ministri i jashtëm gjerman vetëizolohet, anëtari i stafit rezulton pozitiv me koronavirus

Konferenca për pranimin e Shqipërisë në BE drejt shtyrjes

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com