Si ja arriti Pëllumb Xhufi të gënjente Mustafa Nanon! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ja arriti Pëllumb Xhufi të gënjente Mustafa Nanon!

00:43 | 19/05/2016
në Opinion
0

Nga Artan Fuga – Akademik –

Pasi kërkova dhe gjeta të dhënat zyrtare nga shkolla doktorale, do ta shihni se deklarata e Pëllumb Xhufit përpara gazetarit Mustafa Nano të Zululandit, se “Fuga ka 30 doktorantë”, pra nga ky fakt “universiteti është i kapur”, sepse ai paguhet për kaq shumë udhëheqje doktoratash, është krejt e pavërtetë.

Pra, përbën një gënjeshtër dhe një shpifje që dëmton imazhin tim publik, sigurisht në funksion të një strategjie dhe qëllimi të caktuar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Do ta shihni më poshtë se shkalla e fantazisë e këtij personi që do të duhej të ishte si historian që e konsideron veten shembull i së vërtetës, është në masën 10 herë e ndryshme nga realiteti, pra një potencial shpifës prej 1000 për qind.

Shpifi duke gënjyer se unë paskam qenë iniciues në reformën e akademisë të shkencave në vitin 2007, pastaj e mohoi, duke kërkuar falje pasi nxorra dokumentet e pakontestueshëm.

Gënjeu dhe shpifi përsëri publikisht duke thënë se unë nuk kisha qenë iniciuesi, por vetëm zbatuesi i reformës në Akademinë e Shkencave në vitin 2007. Dokumentet dhe faktet dëshmojnë se unë nuk kam qenë fare anëtar i Akademisë në atë kohë, pra nuk kam të bëj fare, fatkeqësisht, sepse do të kisha dashur, të isha marrë me këtë proces.

Së fundmi e vazhdoi strategjinë e baltës kundër meje duke thënë publikisht gënjeshtrën e madhe, se unë gjoja udhëheq 30 doktoratura!

Çfarë të bëj me këtë person ?

Ta hedh në gjyq për shpifje dhe dëmtim të reputacionit publik ?

Shumë miq e kolegë ma këshillojnë. Unë hezitoj. Me lekët që do të fitoj ama do të bëja ndonjë bamirësi…

Gjithsesi të gjitha mundësitë mbeten të hapura.

Le të shohim statistikat zyrtare tani!

Nga viti 2009 që është hapur shkolla doktorale deri në vitin 2013, kur ajo është bllokuar padrejtësisht, sikurse të gjitha shkollat e tjera doktorale në universitetet publike, rezulton pra për katër vjet se kam patur 16 doktorantë në drejtim.

Pra, 4 doktorantë formalisht në vit. Një shifër krejt e lavdërueshme dhe brenda të gjithë kritereve zyrtare. Duke marrë parasysh se tre doktorantë nuk janë paraqitur fare në seanca konsultuese, del se realisht nuk kam drejtuar veçse rreth 3 doktorantë në vit.

Nga 3 janë bërë 30 !

Me tendencë uljeje fatkeqësisht.

Kështu në vitin 2011 kam pasur 3 doktorantë, në 2012 kam pasur vetëm 2 doktorantë dhe 5 të tillë në drejtim në vitin 2013.

Shpërndarja midis pedagogëve të brendshëm ka qenë krejt uniforme. Sipas statistikave i bie që për katër vite, kolegët e mi të kenë pasur në udhëheqje rreth 13 doktorantë secili, pra nga 3,3 thuajse doktorantë seicili në vit. Një shifër krejt normale.

Ku është këtu “kapja” ime dhe e kolegëve në institucionin që drejtoja???

Përsa më përket mua, në katër vite vetëm 4 doktorantë kanë arritur ta mbrojnë doktoraturën. Pra 1 në vit. Ku është kapja?

Nga këta 2 kanë arritur ta botojnë, pra niveli i botueshmërisë ka qenë 50 %.

Në shkollën doktorale të drejtuar nga unë për katër vite janë rregjistruar 65 doktorantë, pra rreth 18 mesatarisht çdo vit.

Me tendencë uljeje, sepse në vitin 2012 janë rregjistruar vetëm 10 doktorantë, një shifër minimale, madje do thoja e pakënaqshme, kurse në 2013 janë rregjistruar 15 doktorantë.

Ku është kapja e Fugës këtu?

Pëllumb Xhufi deklaron se në këto vite ka pasur 1 doktorant në udhëheqje shkencore!!! Çfarë performance!!! Unë nuk dua ta besoj se është shenjë dembelizmi, por ndofta në profilin ku ai punon nuk ka dëshira shumë nga doktorantët për të punuar.

Gjithsesi nuk është puna ime, kur një profesor katandiset me 1 doktorant, kur misioni i profesorit është pikërisht të drejtojë kërkimin shkencor.

Jam paguar për ata 3 ose 4 doktorantë që kam udhëhequr në vit.

Sigurisht, sipas rregullave të shtetit. Edhe për mësimdhënien po ashtu.

Unë mendoj se poqese shteti nuk jep rrogat, për studentët e mi do të punoja natë e ditë edhe pa pagë. Por, fatmirësisht nuk jemi aty, as në skllavëri.

Sipas Kushtetutës çdo punë paguhet. Dhe ta dini sa pak në krahasim edhe me kolegët tanë jo larg, po në Maqedoni e Kosovë.

Por, kjo është histori tjetër!

Falemnderit!

Etiketa: Akademia e ShkencaveArtan FugadoktorantdoktoraturëgënjeshtërMustafa NanoSi ja arriti Pëllumb XhufiZululand

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Për futboll robi e “tradhëton” atdheun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com