Rekord rastesh të reja ditore me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga 1 374 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 486 persona dhe kanë humbur jetën 9 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.