Situata e pandemisë në Kosovë është përkeqësuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 418 raste pozitive, nga 1.608 teste të kryera.
Gjithashtu 4 persona nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen,.
“67 TË SHËRUAR DHE 418 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren)”, thuhet në njoftim.