Kreu i SHISH: Informuam proklurorinë se një paisje përgjimi ndodhej në Vlorë
Kryetari I SHISH, Visho Ajazi Lika, ka rrëfyer gjithçka di për paisjene shumëpërfolur të përgjimeve. Në komisionine sigurisë, Ajazi ka theksuar se kishte dijeni për praninë e një paisje të tillë në Shqipëri por edhe për procedurat antiligjore përms të cilave kshte hyrë ajo paisje në Vlorë.
Deklarata e kreut të SHISH
“Disa muaj të shkuar, 2 muaj të shkuar morëm informacion që një paisje e teknologjisë së lartë kishte ardhur në Shqipëri, u informuam që ajo paisje ishte vendosur në Vlorë për trajnim. Është IMC keçer. Janë paisje që njihen nga të gjithë, ajo që ishte problematike ishte fakti që paisja nuk ishte deklaruar kur kishte hyrë. Për këtë arsye i shqetësuar se një paisje e tillë mund të përdoret edhe në mënyrë ilegjitime, jo të ligjshme, mora kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm dhe i raportova për informacionin që kishim marrë. Mu kërkua nëse kisha informacion më tepër, i thashë do të shikojmë ta grumbullojmë por për momentin kaq kemi.
SHISH kërkonte të informoheshin instiotucionet e shtetit për një paisje e cila mund të cënonte sigurinë kombëtare. Lidhur me çfarë është thënë në media, publikisht, ne refuzojmë të shkojmë publikisht se nuk ka logjikë, ne kemi punën tonë. Pas kësaj ka qenë në dorën e Prokurorisë për të shkuar më tej, për të marrë të gjithë informacionet e duhura nga institucioni që besohej se e kishte këtë paisje. Për asnjë arsye, për asnjë moment ne nuk jemi interesuar të dimë sesi është përdorur kjo paisje pasi nuk është në tagrin tonë, kalonte në tagrin e prokurorisë së përgjithshme dhe drejtorisë së përgjithshme të policisë nëse kishte diçka për të thënë dhe këtu mbylljet detyra jonë. Megjithëse u kërkua të merrej më shumë informacion, ne nuk është se refuzuam, por nuk kishim mundësi të mblidhnim më tepër informacion.
I vetmi informacion që kishim ishte se paisja kishte hyrë në Shqipëri, ishte në një ambient trajnimi dhe përdorej, pra siç e dini nga policia italiane bëhej trajnim për policinë shqiptare. Kjo është e gjitha që ne dinim për këtë punë. Nuk kemi asnjë informacion se kush është përgjuar dhe pse është përgjuar. Kam raportuar vetëm tek prokurori i Përgjithshëm më vonë kam informuar institucionet që më kanë kërkuar. Kam informuar dhe Presidentin e Republikës. S’kam kontaktuar me ministrin e Brendshëm.