Pas sulmit në Paris rritet frika për dhunë kundër mësuesve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas sulmit në Paris rritet frika për dhunë kundër mësuesve

14:55 | 26/10/2020
në Bota, Kryesore
0

Ata ofendohen, sulmohen verbalisht në internet, kërcënohen në mësim. Edhe në Gjermani kjo ndodh përditë. Pas vrasjes në Paris diskutohet për dhunën kundër mësuesve në Gjermani.

Mësuesi Günther Ferber e kishte mbaruar mësimin, kur shpërtheu një grindje mes dy nxënësve. Njëri prej tyre nxorri një thikë, që përdorej edhe në orën e vizatimit. “Ai iu vërsul me thikën nxënësit tjetër dhe i bërtite se do ta vrasë.” Refleksi e bëri Ferber të futej mes dy nxënësve. “Si pasojë ai më sulmoi edhe mua, sepse ishte kaq i mllefosur, saqë duhej të godiste dikë.”

Dhunë në çdo të tretën shkollë

Ferber plagoset lehtë. Mësuesi në mesin e të tridhjetave nuk do të bëhet i njohur me emrin e vërtetë. Pas disa minutash ai arriti ta qetësojë sulmuesin në një shkollë në zonën e Rinit në perëndim të Gjermanisë. “Dhe nuk ishte një nxënës i vogël më, ne jemi një shkollë e ciklit të lartë. Ishte një situatë e fortë.”

A është ky një rast i vetëm? Jo, thotë Udo Beckmann, kryetar i Shoqatës Arsim dhe Edukim, VBE, sindikata e dytë më e madhe e mësuesve në Gjermani. Ai ka organizuar një sondazh në më shumë se 1300 shkolla në Gjermani. “Ka dalë një pamje shumë e qartë”, thotë ai për Deutsche Wellen. “Dukshëm në më shumë shkolla mësuesit në pesë vitet e fundit janë kërcënuar, ofenduar, ka pasur bulizëm apo janë ngacmuar.” Në çdo të tretën shkollë janë sulmuar mësuesit madje edhe fizikisht.

Frankreich Marsch in Paris zum Gedenken an Samuel Paty (Kiran Ridley/Getty Images)Jo barbarisë – Marshim proteste në mbështetje të mësuesit Samuel Paty

Shok pas sulmit në Paris

“Fenomeni i dhunës kundër trupës mësimore nuk mund të zvogëlohet”, thotë Beckmann. Ai kërkon më shumë vëmendje nga politika. “Ministritë duhet që të kryejnë statistika për rastet e dhunës dhe t’i publikojnë ato. Dhe ne presim sidomos që autoritetet të dalin në mbrojtje të mëesueve dhe t’i mbështesin si psikologjikisht edhe juridikisht në raste të tilla, dhe të mos e kthejnë këtë në problem privat të të prekurit”, kritikon Beckmann. Nga ana tjetër duhet që të ketë më shumë kurse të specializuara për bulizmin dhe dhunën. Më shumë mbështetje nga psikologë dhe punonjës socialë në shkolla.

Aktualisht atentati kundër mësuesit Samuel Paty në Francë ka ndezur debatin e dhunës kundër mësuesve edhe në Gjermani. Mësuesi u vra nga një islamist i dyshuar në rrugë. Paty kishte treguar në mësim karikaturat e Mohamedit për të diskutuar me nxënësit e tij mbi lirinë e shprehjes.

Gërshëra në kokë të mësuesit?

„Ky është një akt i pamendueshëm”, thotë psikologja dhe ish-deputetja e Bundestagut, Lale Akgün. A është i mundur një akt i tillë edhe në Gjermani? “Asnjëherë nuk mund ta përjashtosh”, thotë Akgün për Deutsche Wellen. “Por duhet të ndodhë një vrasje ndaj një mësuesi, para se të tematizohet kjo temë? Mendoj që jo.” Sipas Akgün duhet folur për rolin e shkollës. “E këtu unë shoh ofrimin e vlerave edukuese si njeri me pjekuri.” Akgün thotë se të rinj me qëndrime patriarkale, shpesh me një botëkuptim fetar e pengojnë shpesh këtë dhe duan ta shtypin lirinë e mendimit në klasë.”

“Ndodh që mësuesit pjesërisht përjetojnë gjëra skandaloze, bulizëm dhe kërcënim. Kështu krijohet një klimë e frikës.” Kjo bën që që në fillim të krijohet “një gërshërë në kokë dhe të thuhet që tema të caktuara as nuk filloj t’i trajtoj. Pse të vë veten në rrezik?”

Deutschland Udo Beckmann (picture alliance/dpa/F. Gambarini)Udo Beckmann

Kushtetuta në orë të mësimit

Mësuesi i shkollës së mesme të përgjithshme, Günther Ferber nuk mendon kështu. „Nuk e pasqyron realitetin e përditshëm në shkolla, që mësuesit me vetëdije lenë mënjanë përmbajtje të caktuara, sepse ndjehen të kërcënuar nga forca të caktuara.” Ai vetë jep mësimin e filozofisë. „Bën pjesë në punën e përditshme timen që të bëj që të përplasen qëndrimet, me qëllim që të krijohet shkëmbimi i tyre.” Ferber thotë, se ka rëndësi që mësuesit të angazhohen për lirinë e fesë dhe të mendimit. „Kjo është baza e kushtetutës sonë dhe është pjesë e programit mësimor që të flasim për këtë.”

Por as ai nuk e përjashton një atentat si ndaj mësuesit në Paris. „Edhe në Gjermani kemi pasur shkëmbime zjarri në shkolla. Mendoj, se ka një zhvillim të caktuar, që akte të tilla dhune të shfaqen në një formë më të ashpër.” Për Ferber ka rëndësi që në shkolla të krijohet një atmosferë, ku nuk rritet dhuna e urrejtja.

Frankreich | Paris | Macron bei der Gedenkzeremonie für den Lehrer Samuel Paty 21.10.2020 (Francois Mori/Pool/Reuters)Presidenti Macron në ceremoninë e varrimit të mësuesit, Samuel Paty

Dhunë pas 35 gradë Celsius

Në përgjithësi ka shumë presion në ajër, kur je me 30 nxënës në klasë dhe ndoshta përjashta ke një temperaturë me 35 gradë celcius, aty është e qartë, që ndonjëri e kalon masën.” Ferber dhe kolegët e tij angazhohen për klasa më të vogla, për më shumë mësues, e pedagogë specialë, që kujdesen për mësuesit. „Kështu mund ta heqësh presionin, ndryshe mund të ndodhë që të vijë puna tek dhuna.”

Nxënësi që e sulmoi Ferberin me thikë u përjashtua nga shkolla për një kohë të caktuar dhe duhej të bënte trajnime kundër dhunës. Ferber nuk e denoncoi atë në polici. „Ne mësuesit jemi me vite me nxënësit. Nuk u duam të keqen, duam që të arrijmë diçka për ta. » Prandaj jam bërë edhë mësues, shton ai./DW

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Etiketa: frika për dhunë kundër mësuesvegjermaniSulmi ne Paris

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Mjerimi/ Njerëzit në radhë për të blerë më lirë bukën bajate

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com