Koronavirusi nuk ka kursyer as institucionin më të lartë shkencor në vendin tonë.
Mësohet se Covid-19 ka depërtuar dhe në Akademinë e Shkencave. Kësisoj, shumë akademikë janë detyruar të vetëkarantinohen.
Lajmi nuk është bërë publik, por mësohet se frika ka “pushtuar” figurat dhe mendjet e ndritura të vendit, të cilët kanë ndalur punën dhe janë karantinuar.
Ambienetet e institucionit janë dezinfektuar dhe po vijon puna për identifikimin dhe gjurmimin e rasteve.