DW flet për valën e dytë në Shqipëri: E enjtja me shifër rekord, ja si do të monitorohet mbajtja e maskës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW flet për valën e dytë në Shqipëri: E enjtja me shifër rekord, ja si do të monitorohet mbajtja e maskës

10:40 | 16/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Rastet e infeksioneve të reja në Shqipëri arrijnë shifrën rekord prej 257 në ditë. Në këto kushte qeveria vendosi masa kufizuese duke aplikuar edhe detyrimin e mbajtjes së maskës në hapësirat publike.

Java e dytë e tetorit po sjell edhe në Shqipëri çdo ditë rritje shqetësuese të rasteve të reja të infektimeve dhe të viktimave duke shënuar ndofta valën e dytë, të paralajmëruar nga virologët, të pandemisë COVID-19.

Shifra më e lartë e deritanishme është ajo e së enjtes, (15.10) me 257 raste të reja. Autoritetet e Shëndetësisë njoftuan të enjten se numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 16.212 persona ndër të cilat 5909 raste aktive. Numri i viktimave ka arritur në 439 vetë. Rastet e reja janë shfaqur në 31 bashki, Tirana vazhdon të jetë vatra më e nxehtë e infektimeve të reja, e ndjekur nga Fieri, Durrësi, Korꞔa.

Read more

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Për të ulur këtë trend rritjeje rastesh të reja, të enjten hyri në fuqi vendimi i qeverisë, që detyron ꞔdo qytetar të mbajë maskën, si barrierë mbrojtëse nga COVID-19, sapo del nga banesa. Me këtë vendim qeveria synon të frenojë përhapjen e infektimit dhe të shmangë emergjencën shëndetësore në kushtet e stinës së gripit të vjeshtës.

Maska mbrojtëse e fytyrës, sipas autoriteteve shëndetësore, ndikon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet dhe ul transmetimin e tij në komunitet nëpërmjet spërklave të individëve që janë të infektuar.

Vendimi synon të parandalojë përhapjen në masë të COVID-19 dhe një izolim tjetër të vendit pas atij të tre muajve në pranverë, kur Shqipëria u përfshi në pandeminë globale të virusit corona.

“Një bllokim i dytë do të ishte shkatërrues për familjet shqiptare dhe ekonominë e vendit,” tha kryemnistri i vendit Edi Rama në një thirrje drejtuar qytetarëve për të zbatuar vendimin.

Në mes të korrikut të këtij viti, Shqipëria bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në rregulloren e zbatimit të këtij vendimi thekson se “qytetarët që janë mbi 11 vjeꞔ duhet të mbajnë maskën gjatë gjithë ditës në ꞔdo qyqan apo ose qendër tregtare, në çdo mjet transporti publik ose kur ecin në rrugë”,

Përjashtimi nga ky vendim jashtë shtëpisë bëhet vetëm me rekomandim të mjekut të familjes në rastet e sëmundjeve.

Si do të monitorohet mbajtja e maskës?

Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake nisën të enjten monitorimin rigoroz të gjithë hapësirave publike jashtë banesave në gjithë vendin, për të mos lejuar qytetarët të qarkullojnë pa maskë.

Cilido që nuk e zbaton këtë vendim penalizohet nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake me një gjobë prej 20 eurosh dhe në rast përsëritjeje gjoba dyfishohet. Gjoba, pas plotësimit të një formulari të përcaktuar nga vendimi i qeverisë dhe në prani të qytetarit përfshihet në pagesën e faturës mujore të energjisë elektrike.

Rreth 50 qytetarë kundërshtuan të enjtenpasdite (15.10) në Tiranë vendimin e qeverisë duke protestuar para selisë së kryemnistrisë. Protestuesit e quajtën vendimin “diktaturë të maskave” dhe kundërshtimin e tyre “ꞔjerrje e maskave të sistemit globalist”. Sipas tyre vendimi “është arbitrar , që shkel të drejtat dhe liritë e qytetarëve”. Policia shpërndau protestuesit. Në një njoftim për shtyp policia e shtetit bëri me dije se të enjten, ditën e parë të zbatimi të vendimit në të gjithë vendin, vendosi gjoba prej 20 eurosh për 171 vetë me një shumë totale prej 3 420 Eurosh.

Vendimi që sapo ka hyrë në fuqi është në linjë me strateëgjinë gjithëpërfshirëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lidhur me masat për të ndaluar transmetimin e COVID-19 dhe për të shpëtuar jetë./DW

Etiketa: mbajtja e maskësPolicia e ShtetitRastet e infeksioneve të rejaShqiperi

Të Lidhura

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

nga 27
20:06 | 21/12/2025
0

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

nga 27
19:36 | 21/12/2025
0

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13,...

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

nga 27
19:10 | 21/12/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe...

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

nga 27
18:02 | 21/12/2025
0

Gabriel Ramaj po monitorohet nga St Galen, Slavia e Pragë dhe Marseja. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 konsiderohet si një nga...

Para
Beqiri: Çerdhet dhe kopështet publike do të qëndrojnë të hapura dhe për festa

Edukatorja konfirmohet me Covid, mbyllet kopshti në Maliq

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

17:54 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –
  • “Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com