Lidhur me Aktin Normativ, i cili hyri në fuqi mbrëmjen e 14 tetorit, ndërsa për shkelësit që nuk vendosin maskat në ambientet e hapura, parashikohet gjobë prej 30 mijë lekë dhe për përsëritësit 50 mijë lekë.
Duket se ky vendim është respektuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, në praninë e gazetarëve Basha u shfaq me maskë, ndryshe nga ditët e tjera. Ndonëse maska ka qenë e detyrueshme në ambientet e mbyllura edhe më herët, kryedemokrati para gazetarëve zgjodhi sot të ishte me maskë.
Lidhur me mbajtjen e maskës, Basha më herët nuk është shprehur kundër, ndërsa sipas tij mosmarrja e masave nga qeveria nuk mund të fshihet pas gjobave