168 janë rastet e reja me koronavirus të regjistruara në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 4 persona të prekur me Sars-Cov-2 kanë ndërruar jetë, ndërsa 94 pacientë janë shëruar.
MSH përsërit thirrjen për vendosjen e maskës në ambiente publike.
COVID19 në 24 orët e fundit:
94 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen
168 qytetarë janë prekur nga koronavirusi
4 qytetarë e kanë humbur betejën me sëmundjen.
Vendose maskën
Ruaj distancën
Kujdesu për higjienën
Ruani Shëndetin
Njoftimi i plotë i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 168
Të shëruar ne 24 orë 94
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 943
Testime totale 98646
Raste pozitive 15399
Raste të shëruara 9500
Raste Aktive 5479
Humbje jete 420
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2854
Durrës 576
Shkodër 410
Korçë 289
Lezhë 272
Elbasan 218
Fier 244
Vlorë 196
Kukës 150
Berat 135
Dibër 78
Gjirokastër 57