Një mjekje në repartin e Neurologjisë në spitalin e Beratit ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Bëhet me dije se mjekja punonte në këtë spital 3 herë në javë sipas kontratës për shkak të mungesës së specialistëve.
Sakaq, pas konstatimit se mjeka ka rezultuar poztive me Covid-19, është mbyllyr ky repar dhe janë karantinuar 2 mjekë dhe 6 infermierë të spitalit.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 413 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.066.