Takimi FMN-BSH: Covid-19 goditi ekonominë, solli vështirësi financiare për bizneset dhe familjet shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi FMN-BSH: Covid-19 goditi ekonominë, solli vështirësi financiare për bizneset dhe familjet shqiptare

06:53 | 29/09/2020
në Kryesore
0

Read more

Nuk e njeh dosjen –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

Gjatë dy javëve të fundit, nëpërmjet rrugëve të komunikimit elektronik, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë kanë zhvilluar bisedime të shumta e të larmishme me Misionin e FMN-së, në kuadrin e Monitorimit Post-Programor që FMN i bën vendit tonë.

Këto bisedime kanë qenë të frytshme. Me Misionin e FMN-së, BSH ka ndarë pikëpamje të ngjashme mbi stadin e zhvillimit të vendit, sfidat që kemi përpara, dhe politikat e masat e nevojshme për adresimin e tyre.

Njoftim për shtyp i BSH

Përballimi i goditjes ka kërkuar një reagim të gjithanshëm të autoriteteve publike, në drejtim të rritjes së stimulit fiskal, monetar e financiar. Si një aktor kryesor në fushën e politikave ekonomike, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Në fushën e politikës monetare, ne kemi ulur normën bazë të interesit dhe i kemi ofruar sektorit bankar sasi të pakufizuara likuiditeti, në interes të funksionimit normal të tregjeve të parasë dhe të uljes së kostos së financimit për të gjithë agjentët ekonomikë;

Në fushën e mbikëqyrjes dhe rregullimit të sektorit bankar, ne:

kemi prezantuar stimuj rregullatorë, për të nxitur shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë për klientët në vështirësi të përkohshme dhe ristrukturimin e kredive për klientët në vështirësi më afatgjata;

kemi pezulluar shpërndarjen e dividendit për industrinë bankare gjatë vitit 2020, në interes të përmirësimit të qëndrueshmërisë së bilancit të sektorit bankar.

Në fushën e sistemeve të pagesave, Banka e Shqipërisë ka marrë masa për uljen e kostos së pagesave elektronike.

Së fundi, Banka e Shqipërisë ka rritur kapacitetet e saj operacionale për garantimin e furnizimit të ekonomisë me para fizike (cash).

Së bashku me stimulin fiskal, këto masa kanë pasur një objektiv të dyfishtë:

Së pari, të lehtësojnë koston financiare të goditjes për bizneset dhe familjet shqiptare, duke shmangur falimentimet masive dhe rritjen e fortë të papunësisë; dhe,

Së dyti, të ruajnë ekuilibrat monetarë dhe financiarë të vendit.

Të dy këta objektiva mbeten parakushte të nevojshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike.

Në gjykimin tonë, masat e marra kanë rezultuar efektive. Duke gjykuar nga ecuria e depozitave në sistemin bankar, bilancet e biznesit dhe të familjeve kanë mbetur likuide. Po ashtu, tregjet e brendshme financiare shfaqen të qeta, të karakterizuara nga norma të ulëta interesi dhe kurs i qëndrueshëm këmbimi. Sektori bankar ka vijuar të kreditojë bizneset dhe familjet shqiptare. Ndonëse ky sektor ka përballuar një pjesë jo të vogël të kostos së goditjes, ai vazhdon të ruajë tregues të shëndetshëm likuiditeti e kapitalizimi, si dhe të jetë i aftë të përmbushë funksionin e tij të ndërmjetësit financiar. Së fundi, sektori publik dhe ekonomia shqiptare kanë ruajtur besimin dhe aksesin në tregjet e brendshme dhe të jashtme financiare.

Këto janë premisa inkurajuese për rikuperimin e aktivitetit ekonomik në të ardhmen.

Në skenarin bazë, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie të fortë gjatë vitit 2020. Në pasqyrim të intensitetit të masave të distancimit social, rënia ekonomike pritet të kulmojë në tremujorin e dytë dhe të vijojë gradualisht drejt zbehjes gjatë dy tremujorëve në vijim. Më tej, në supozimin e një ecurie të favorshme epidemiologjike, ekonomia shqiptare pritet të shënojë rritje dhe të rikuperojë vëllimin e humbur të aktivitetit ekonomik gjatë dy viteve në vijim. Kjo ecuri do të mundësojë dhe rikthimin gradual të inflacionit në objektiv.

Përmbushja e këtij skenari nënkupton vijimin e politikës së akomodimit monetar edhe gjatë vitit në vazhdim, tërheqjen graduale të stimulit fiskal dhe rikthimin e fokusit rregullator në garantimin e shëndetit afatgjatë të sektorit bankar.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë vijon të theksojë se balanca e rreziqeve qëndron në kahun e poshtëm. Këto rreziqe burojnë nga një përkeqësim i mundshëm i situatës epidemiologjike, nga dobësimi i mëtejshëm i situatës ekonomike në partnerët tanë tregtarë, apo dhe nga rritja e pasigurisë në ambientin e brendshëm dhe të huaj.

Banka e Shqipërisë gjykon se materializimi i këtyre skenarëve do të kërkojë rritjen e stimulit makroekonomik. Formatimi i stimulit monetar duhet të synojë përdorimin e instrumenteve sa më efektive, të orientuara nga një analizë e plotë e kostove dhe përfitimeve të mundshme, në përputhje me zhvillimet e tregut financiar dhe kuadrin ligjor në fuqi.

Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar të vazhdojnë dialogun me tregun financiar, si dhe të gjithë partnerët vendas dhe të huaj, në interes të përmbushjes së misionit dhe objektivave të saj.

Etiketa: Banka e ShqiperiseCOVID-19

Të Lidhura

Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

nga 27
11:43 | 01/02/2026
0

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

nga 27
11:35 | 01/02/2026
0

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

11:33 | 01/02/2026
0

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

nga 27
11:29 | 01/02/2026
0

Juventus bën një përforcim suprizë duke marrë Jeremie Boga nga Nice si zëvendësin e Yildiz. Klubi torinez gjeti akordin me...

Para
PPE – maxhorancës: Zbatoni “5 qershorin” siç ratë dakord, ndryshimet e njëanshme ndikojnë në hapjen e negociatave

PPE - maxhorancës: Zbatoni "5 qershorin" siç ratë dakord, ndryshimet e njëanshme ndikojnë në hapjen e negociatave

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

11:43 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:35 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:33 | 01/02/2026
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

11:29 | 01/02/2026
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

11:19 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –
  • Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –
  • Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com