Floresha Zhidru, bashkëshortja e 71 vjeçarit Lefter Zhidru, mund të hetohet për moskallëzim krimi nga prokuroria.
Bëhet me dije se ajo ka gënjyer policinë, duke iu thënë se bashkëshorti i saj nuk ishte i armatosur, ndërkohë që në banesën e të moshuarit u gjetën municione dhe tritol.
Ajo po merret në pyetje nga policia, ndërsa ndaj saj pritet të ngrihet akuza për “Moskallëzim krimi”.
Kujtojmë se 71-vjeçari Lefter Zhidru për 5 orë qendroi i armatosur dhe hapi zjarr ndaj forcave policore, duke plagosur dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej, ndërkohë që hapi zjarr ndaj tyre deri në momentin e fundit.