Një aksident është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur Murrash, në Librazhd.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur. Sakaq i plagosuri është nisur drejt spitalit të Librazhdit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.