“Gur themeli i reformimit të shëndetësisë”
Një histori e mirëfilltë suksesi. Kështu e quan kryeministri Edi Rama koncesionin e check-up-it, në një postim të bërë në Facebbok dhe të shoqëruar me foto. “Check up-i ose Kontrolli Mjekësor Bazë falas, si gur themeli i reformimit dhe transformimit të shëndetësisë, është tanimë një histori e mirëfilltë suksesi. Mbi të dhënat e Check Up-it do të parandalohen shumë vdekje të parakohshme, shumë sëmundje të rënda dhe po ashtu shumë shpenzime të tepërta për buxhetet familjare dhe shërbimin shëndetësor shqiptar gjithashtu. #QenteLeTeLehinKarvaniEcenPerpara”, shkruan në FB kryeministri Edi Rama.