Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga koronavirusi duke e çuar në 6888 numrin e atyre që e kanë fituar betejën që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë që ditën e sotme 5 pacientë humbën jetë nga sëmundja. Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 153 raste të reja me koronavirus.