COVID-19 nuk ekziston?! Plas sherri publik mes Remzie Osmani dhe Berat Buzhalës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19 nuk ekziston?! Plas sherri publik mes Remzie Osmani dhe Berat Buzhalës

06:31 | 18/09/2020
në Kryesore
0

Pandemia e COVID-19 ndryshoi mënyrën tonë të jetesës duke shkaktuar pakënaqësi dhe debate të ashpra rreth ekzistencës apo jo të tij.

Një debat i tillë ka nisur mes gazetarit Berat Buzhala, i cili humbi edhe babin e tij pas infektimit me COVID-19 dhe këngëtares Remzie Osmani.

Gazetari e ka listuar këngëtaren e mirënjohur ndër personat publike që kanë deklaruar se COVID-19 nuk ekziston.

Read more

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

“Në anën tjetër, Labi, Dani dhe Remzije Osmani: Nuk ka virus. Nuk kam haber çfarë shkolle kanë, ose a kanë…”- shkruante Buzhala.

Remzije Osmani me një shkrim në rrjetet sociale, ka rrëzuar pretendimin e Buzhalës, duke theksuar se ajo nuk është aq mendjelehtë sa të mohojë këtë sprovë globale që është Coronavirus-i.

Ajo më pas akuzon gazetarin se me shpifje e lajmë të rreme, tenton të përfitojë materialisht.

“Të mençurit na kanë mësuar që të mos futemi në debate me përgojues, sepse ata kanë aftësinë të na ulin në nivelin e tyre dhe të na mundin me përvojën e tyre’, tha këngëtarja.

“Por kësaj here më duhet të reagoj!”

“Berat Buzhala paska hedhur një status kinse unë paskam thënë se nuk ka Covid-19”.

“Pa lejuar vetën të bie në atë nivel, vetëm një sqarim për njerëzit e mirë, miqtë e mi, adhuruesit e artit tim”.

Remzie Osmani ka vazhduar më tej:

“Unë nuk jam aq mendjelehtë sa ta mohoj sprovën globale që Zoti na e ka dërguar, ndoshta si mesazh për njerëzimin që të bëhemi më të mirë dhe më solidar, dhe e dyta, unë nuk jam aq e pashpirt sa të mundohem të përfitoj materialisht (siç bën zotëria me shpifje e lajme të rreme vetëm për të mbledhur ndonjë cent nga klikimet) në këtë kohë kur jeta dhe vdekja e secilit nga ne ndahet nga një fije peri”.

“Miq të mi, infektologët, epidemiologët, profesionistët shëndetësor janë vëllezërit, motrat dhe prindërit tanë, ata po mundohen me shpirt për shëndetin dhe jetën tonë, ti zbatojmë me përpikmëri këshillat dhe rekomandimet e tyre”.

“Uroj shërim të shpejtë të prekurve nga ky virus!” – u shpreh këngëtarja e njohur duke reaguar në këtë mënyrë, ndaj gazetarit.

/Albeu/

Etiketa: Berat BuzhalaCOVID-19nuk ekzistonRemzie Osmanisherri publik

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Para
Elbasan, ambulanca përplaset me ”Volkswagenin”, plagoset shoferi i mjetit

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin, arrestohet shoferi në Fier

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com