Gati ligji, pedofilët do të futen në një regjistër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gati ligji, pedofilët do të futen në një regjistër

16:33 | 16/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ekspertët e Zyrës së Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët të CRCA/ECPAT Shqipëri, pas një pune intensive disa-mujore, më së fundi kanë bërë gati për konsultim projekt-ligjin “Për Regjistrin Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale”, i cili ka për qëllim të vëzhgojë dhe kontrollojë lëvizjet e personave të dënuar apo të vetë regjistruar si pedofilë, për të parandaluar krimet dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri.

Projektligji bazohet në eksperiencën legjislative dhe praktikat më të mira të disa vendeve, si: Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Irlanda, SHBA dhe Maqedonia e Veriut.

Regjistri përveçse do të krijojë premisa për parandalimin e krimeve seksuale në Shqipëri, cakton edhe përgjegjësitë që kanë autoritetet publike, si dhe çdo institucion apo organizatë publike e private që punon me dhe për fëmijët në Shqipëri.

Read more

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

Nuk u cënua jeta e pacientëve –

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –

Të gjithë të dënuarit për krime seksuale me vendim të formës së prerë, do të regjistrohen automatikisht në Regjistër, ndërsa personat që nuk kanë kryer krime, por që kanë tendencën që të kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijët, do të kenë të drejtë të vetë-deklarohen dhe të vetëregjistrohen në Regjistër si pedofilë dhe do të përfitojnë falas nga programet sociale dhe psikologjike të trajtimit dhe rehabilitimit, të cilat do të financohen nga Ministria përgjegjëse në bashkëpunim me OJF-të.

Regjistri do t’i shërbejë të gjitha institucioneve që punojnë me dhe për fëmijët për të eliminuar punësimin e pedofilëve në mjedise ku ka fëmijë, ndërsa vetë ligji ka një karakter të fortë social dhe parandalues, duke i dhënë mundësi çdo personi që është pedofil të shmangë kryerjen e krimeve seksuale. Nga ana tjetër, të gjithë ata që kanë kryer krime seksuale ndaj fëmijëve dhe që nuk duan të pranojnë të ndjekin programet rehabilituese apo trajnuese psiko-sociale, do t’ju duhet të raportojnë çdo të dhënë dhe lëvizje të tyre para policisë.

CRCA është në fazën e studimit të mundësive të propozimit të kësaj nisme nga një deputet apo një grup deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që në javët në vazhdim projekt-ligji do të konsultohet me institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe ekspertët e të drejtave të fëmijëve, për të përmirësuar edhe më tej përmbajtjen e tij, versioni final i tij do të paraqitet në Kuvend për të marrë aprovimin e deputetëve.

Të paktën 1 në 10 fëmijë në Shqipëri është viktimë e dhunës dhe ngacmimeve seksuale online dhe në jetën e përditshme. Ngjarjet më të rënda të raportuara së fundmi, tregojnë se fenomeni i dhunës seksuale është tepër i përhapur, ndërkohë që mungon ndërgjegjësimi i mjaftueshëm për këtë çështje tek prindërit. Studimi 10-vjeçar i CRCA/ECPAT Shqipëri për krimet seksuale tregoi se sistemi i drejtësisë arrin të dënojë deri në 43 për qind të krimeve seksuale të raportuara kundër fëmijëve, duke i lënë shpesh fëmijët dhe adoleshentët pa iu dhënë drejtësi.

Etiketa: CRCA/ECPATEkspertët e Zyrës së Mbrojtjes Ligjore FalasfemijePedofilaShqiperi

Të Lidhura

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

nga 27
23:21 | 19/01/2026
0

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, në “Air Albania”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Balajt. Në pjesën...

Nuk u cënua jeta e pacientëve –

Nuk u cënua jeta e pacientëve –

nga 27
22:57 | 19/01/2026
0

Reagimi: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit...

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

nga 27
22:47 | 19/01/2026
0

37-vjeçari shqiptar Artur Cerrja është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit...

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –

nga 27
22:29 | 19/01/2026
0

Në një repart të QSUT, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas burimeve brenda spitalit, Reanimacioni Qendror, Imazheria dhe Spitali...

Para
Homofobia, heterofobia dhe martesa!

Gjykatë? Po ç'e deshe?!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

23:21 | 19/01/2026
Nuk u cënua jeta e pacientëve –

Nuk u cënua jeta e pacientëve –

22:57 | 19/01/2026
Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

22:47 | 19/01/2026
Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –

22:29 | 19/01/2026
Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –

Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –

22:09 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –
  • Nuk u cënua jeta e pacientëve –
  • Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –
  • Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –
  • Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –
  • Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –
  • Nuk u cënua jeta e pacientëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com