“Rama më tha turp të kesh”/ PDIU reagon pas dëshmisë së gruas që humbi burrin dhe vajzën nga tërmeti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama më tha turp të kesh”/ PDIU reagon pas dëshmisë së gruas që humbi burrin dhe vajzën nga tërmeti

12:45 | 11/09/2020
në Kryesore
0

Read more

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet reagon pas publikimit të historisë së Manjola Cakonit, sipas të cilës kryeministri Edi Rama e kishte marrë në telefon duke i thënë “turp të kesh” pas një interviste televizive.

Përmes një njoftimi për mediat, PDIU shprehet se akti i fundit, ai i telefonatës personale të kryeministrit që i drejtohej me fjalët “turp të ketë Manjola” është një akt në kufijtë e marrëzisë.

Deklarata e plotë

PDIU dënon aktin e paprecedentë të shantazhit dhe fyerjes të zonjës Manjola Cakoni personalisht nga kreu i Rilindjes, Edi Rama

Përpara disa ditësh dëgjuam apelin e zonjës Manjola Cakoni në media. Zonja e cila ka humbur bashkëshortin dhe bijën 15- vjeçare kërkon drejtësi për viktimat dhe mbështetje nga shteti për të gjallët. Është rasti tipik kur strukturat e drejtësisë nuk mund të fusin kokën si struci në rërë dhe duhet të na thonë të vërtetën e Thumanës. Banorët e Thumanës u lanë në mëshirë të fatit megjithëse ajo strukturë ishte rrezik i pastër qysh nga tërmeti i parë i shtatorit e deri ditën e tragjedisë.

Seriali i fatkeqësive nuk mbaron këtu. Zonja që ka humbur njerëzit më të shtrenjtë të saj në atë pallat tmerri, sot nuk mundet të ketë mbështetje nga shteti sepse nuk ka tre viktima në familje por ka vetëm dy, sepse vetëm në këtë vend njerëzit mund të numërohën si kokë bagëtish e jo si qënie njerëzore, të humbura në një tragjedi me leje shtetërore.

Akti i fundit, ai i telefonatës personale të kryeministrit që i drejtohej me fjalët “turp të ketë Manjola” është një akt në kufijtë e marrëzisë. Kreu i shtetit guxon të marrë personalisht një viktimë të shumfishtë të tërmetit e ta fyejë e shantazhojë ???

Në çdo vend normal demokratik do duhej të kishte dhënë dorëheqjen çdo pushtetar që mund të guxonte të bëntë një akt të tillë.

I bëjmë thirrje çdo gruaje, vajze, nëne, të rinj e të reja, që të reagojnë personalisht sepse akti ndaj Manjolës sot është një akt që rëndon personalisht çdo grua, e çdo burrë në këtë vend.

Etiketa: historia e Manjola CakonitKryeministri Edi RamaPDIU

Të Lidhura

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

nga 27
20:13 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do  të vizitojë këtë të premte Vlorën, aty ku do të zhvillohet një organizim për 35-vjetorin e...

Para
Ndalimi i Çilit, reagon PD: Show për të mbuluar drejtuesin e lartë të drejtësisë

Lojërat e fatit/ Gjata: Ortakëria me krimin mbi interesin e familjeve shqiptare

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com