Qeveria Rama po bën ndryshime të njëpasnjëshme pak muaj para fillimit të fushatës dhe zgjedhjeve të reja parlamentare të 2021.
Pas dërgimit të Ilir Beqajt si drejtues qarku në vend të Ditmir Bushatit, është emëruar me VKM dhe prefekti i ri i Shkodrës, znj.Majlinda Angoni.
Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi ‘de facto’ për të emëruar Angonin prefekte në Shkodër është marrë para një jave gjatë takimit në Elbasan, ku kryeministri Edi Rama mblidhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Një nga pikat e diskutimit ka qenë vendi i prefektit të Shkodrës, dhe siç duket Andoni do të zëvendësojë Çesk Milljen, i cili u shkarkua nga ministri Sandër Lleshaj, gjatë kohës së pandemisë së Covid-19.