Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot nenin 62/3 në ligjin për mediat audiovizive. Shoqata e Mediave në Shqipëri kishte ankimuar këtë nen pranë Gjykatës Kushtetuese. Neni parashikonte që: “Asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio ose një licencë kombëtare të transmetimit audioviziv.”
Pas shqyrtimit Gjykata pranoi kërkesën e shoqatës së mediave duke shfuqizuar kështu nenin në fjalë.