Gjykata ka vendosur hetimin në gjendje të lirë Shukri Xhelilin, i cili akuzohet për tri akuza
“Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrë”, e mbetur në tentativë, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, janë tri akuzat që rëndëojnë mbi ish-kryebashkiakune Dibrës, Shukri Xhelili. Ai është lënë i lirë nga gjykata e Peshkopisë, e cla ka vendosur hetimin në gjendje të lirë ndaj ish-kryebashkiakut.
Xhelili akuzohet se i kishte ofruar një vend pune një 20-vjeçareje në këmbim të favoreve seksuale. Pas video-skandalit, që u transmetua në televizionin Ora Neës, qeveria shkarkoi nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Në filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.