Arabia Saudite ka dënuar 8 persona për vrasjen e gazetarit të ‘Ëashington Post’ Jamal Khashoggi.
Sipas mediave vendase, 5 persona janë dënuar me nga 20 vite burgim, ndërsa 3 të tjerë janë dënuar nga 7 deri në 10 vite në qeli.
Sipas CIA-s, vrasjen e gazetarit e ka urdhëruar Princi Mohammad bin Salman, pasi Khashoggi u largua nga Arabia Saudite në vitin 2017 dhe shkruante artikuj kritikë për qeverinë dhe udhëheqësit më të lartë të shtetit.
Khashoggi u vra në konsulloatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018, ndërsa princi saudit i ka mohuar akuzat që e lidhin atë me vrasjen e gazetarit.