Fatos Tarifa infektohet me COVID-19: Intelektualisht thuajse i vdekur, prej 7 ditësh ndodhem në shtrat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fatos Tarifa infektohet me COVID-19: Intelektualisht thuajse i vdekur, prej 7 ditësh ndodhem në shtrat

18:12 | 06/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA është infektuar me koronavirus.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Tarifa ka bërë me dije se prej disa ditësh ka rezultuar pozitiv me koronavirus, dhe se prej 7 ditësh ndodhet në shtrat.

Teksa ndodhet i mbyllur në karantinë ai shprehet se nuk do të donte asgjë tjetër veç se një kafe nga ato me shokët e tij.

Ai thotë se edhe për 7 ditë të tjera beson se do të jetë në shtrat, ndërsa ka treaguar se pas 7 ditësh temperatura iu është ulur në 36.5.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen te kujdesshëm, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij, duke e bërë që ta kalojë më shpejt betejën me koronavirusin

E plotë:

Kur ndodh te semuremi vuajme, sigurisht, por vuajtjet qe shkakton nje semundje e tille infektive jane te nje magnitude tjeter.

Vuajtja e pare ka te beje me friken qe virusin te mos ua japim njerezve te tjere, sidomos atyre me te cilet jetojme. Do te deshiroja ta vuaja une vete edhe dy apo tri here te tjera keta cfare po heq nga ky virus sesa ate ta merrte babai im i shtrenjte, burri i mire, i mencur, i urte, i drejte, i shenjte, Sevua 93 vjecar, i cili, fatmiresisht, keto dite, edhe pse i trembur, qendron stoik ne dhomen e tij.

Pandemia e ketij viti beri qe te anulloheshin dy udhetime te bukura qe kisha planifikuar kete verë. Per dike si une qe udhetimet i ka pjese te jetes se tij kjo, ne vetvete, ishte dicka e veshtire, por aspak me e veshtire sesa gjendja ne te cilen me ka vene kjo semundje.

Intelektualisht thuajse i vdekur. Dhjete dite qe as lexoj, as shkruaj dot ndonje gje te kuptimte. Fatmiresisht, arrita te shkruaj parathenien e nje libri te mikut tim Ethem Ruka pikerisht diten qe u diagnostikova me covid (mission accomplished) por, fatkeqesisht, miku dhe kolegu im Enver Hoxhaj ne Prishtine, nuk arriti dot ta shkruaje ne kohe parathenien e nje libri qe une dhe Krisafi kemi bere gati per botim, pasi edhe z. Hoxhaj ra, njelloj si une, viktime e covidit.

I mbyllur ne karantine ne studion time, nuk do te deshiroja asgje me shume sesa nje kafe nga ato te zakonshmet me shoket e mi. 24 ore te dites dhe te nates jane nje kohe pafundesisht e gjate te perballohen ne shtrat, per shtate dite me radhe deri tani. Dhe, ndoshta, edhe per 7 ose 14 dite te tjera pas se sotmes.

Gezimet e dites? Cicerimat e zerit te djalit te djalit te madh, Sidritit, qe s’ka bere ende dy vjec dhe qe e degjoj tek perpiqet te artikuloje me ze te larte fjalet e para ne korridorin e gjate te shtepise. Nuk e kam pare per nje jave. Nga ana tjeter, vajza e djalit te vogel, Jonit, e cila, nga Haga, me sheh dhe me flet cdo dite ne video call, duke me thene: “Good moning” dhe, pastaj, “Bye Tosi” dhe shume “fjale” te tjera ne anglisht, hollandisht, shqip dhe indonezisht qe s’i marr vesh.

Mbi te gjitha, gjendjen shendetesore ma lehtesojne keshillat dhe ndihma e motres, Dhurates, e cila eshte vete mjeke, si dhe interesimi i motres tjeter, Drites, nga Toronto.

Por jane telefonat dhe mesazhet qe marr cdo dite nga shoket dhe miqte e mi me te ngushte, që interesohen te dine per gjendjen time shendetsore, ato qe ma bejne diten me te lehte. Sot, e djele, 6 shtator, my Health Bulletin per ta duket se do te jete me i mire. Te pakten tempreratura ka rene ne 36.5.

Ju uroj te gjitheve te ruheni sa mundeni qe ta evitoni kontaktin me kete virus tinezar. Askush nuk mund t’ju ruaje prej tij ju dhe te dashurit tuaj vec kujdesit tuaj. Ju dua dhe ju jam mirenjohes per kujdesin qe keni treguar tere keto dite! Fatosi.

Etiketa: COVID-19fatos tarifainfektimIntelektualisht thuajse i vdekurish-ambasador i Shqipërisë në SHBAshtrat

Të Lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

nga 27
10:51 | 01/02/2026
0

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

nga 27
10:45 | 01/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podkastin e tij “Flasim” zhvendosjen e Zyrës së Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, duke...

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

nga 27
10:27 | 01/02/2026
0

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

nga 27
10:19 | 01/02/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Para
Procesi i vetingut katastrofë/ Magjistratët shqiptarë letër përfaqësuesve më të lartë të institucioneve evropiane

Një hile e vogël në përkthimin e ligjit mbi Vetingun, nga “besnikët” e Reformës në Drejtësi (dokument)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

10:51 | 01/02/2026
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

10:45 | 01/02/2026
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

10:27 | 01/02/2026
ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

10:19 | 01/02/2026
ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

09:29 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –
  • Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –
  • Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –
  • Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –
  • ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –
  • Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –
  • Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com