Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë në takimin me palën serbe, do të shkojë me dy zëvendëskryeministra, tre ministra dhe Koordinatorin e Dialogut Skender Hysenin. Me ekipin e Kosovës në Washington udhëton edhe Shefja e Kabinetit të Kryeministrit, Ardita Dushi.
Ndërkohë dy njerëzit e Ramush Haradinajt në Qeveri, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, do të jenë pjesë e delegacionit të Kosovë të kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti e që udhëton për në Ëashington të hënën në mëngjes.
Përveç ministrit të Drejtësisë dhe Ministres së Jashtme në Shtëpinë e Bardhë shkojnë edhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Koordinatori për dialog, Skender Hyseni. Në vendin më të fuqishëm në botë shkojnë edhe Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe Shefja e Kabinetit të Kryeministrit Hoti, Ardita Dushi.
NISMA për Kosovën përfaqësohet në dialog me Zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj. Fillimisht, takimi Kosovë-Serbi në Ëashington ishte caktuar për 2 shtator por u shty për dy ditë pasi duhej përshtatur agjendës së Presidentit Donald Trump, i cili mund të bëhet pjesë e takimit nëse palët arrijnë ndonjë marrëveshje shkruan Gazeta Express.
Sidoqoftë, disa prej temave që pritet të diskutohen atje kanë lidhje me ekonominë. Pritet të shtyhen projekte që kanë të bëjnë me autostradën për Serbi, hekurudhën për Shqipëri, gazin përmes Greqisë dhe projekte tjera që do të përkrahen nga SHBA’ja. Pjesë e një marrëveshje të mundshme mund të jetë edhe krijimi i një zone ekonomike amerikane ndërmjet dy vendeve.
Takimi i parë i paraparë më 27 shtator pati dështuar pasi u propozuar aktakuza ndaj njërit prej njerëzve kryesor të delegacionit të Kosovë që ishin nisur drejt Ëashingtonit. Tash, Presidenti Hashim Thaçi nuk është përfshirë fare ne proces dhe po pret se çka po vendoset në Hagë ku është selia e Gjykatës Speciale.
Opozita në Kosovë është e ndarë sa i përket dialogut. PDK e ka përkrahur takimin e Ëashingtonit por nuk ka marrë pjesë derisa Vetëvendosje ka kundërshtuar një udhëtim të tillë të udhëheqësve të Kosovës me arsyetimin se atje shkojnë njerëzit pa legjitimitet qytetar.
Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se nëse i kërkohet njohja atëherë nuk do të takohet me Donald Trumpin./ekspress