Del raporti ndërkombëtar se në vend u pastruan 1.6 miliardë euro në ndërtim, gazetari shqiptar i nxjerr bllof: I kanë nxjerrë shifrat nga mendja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Del raporti ndërkombëtar se në vend u pastruan 1.6 miliardë euro në ndërtim, gazetari shqiptar i nxjerr bllof: I kanë nxjerrë shifrat nga mendja

19:22 | 28/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Një raport i publikuar së fundi nga disa ekspert ndërkombëtar se në Shqipëri, gjatë periudhës 2017-2019, janë pastruar 1.6 miliardë euro vetëm në sektorin e ndërtimit duket se ka gabime të shumta në kalkulimin e shifrave. Sipas raportit thuhet se ne vitin 2019 ne Shqiperi u pastruan 500 milione euro. Duke perdorur te njejten metode vleresimi, ne vitin 2018 u pastruan 570 milione euro, ndersa ne 2017-en u pastruan 320 milione euro.

Në qoftë se bëjmë një mbledhje aritmetike shifra del 1.39 miliardë euro dhe jo 1.6 miliardë. Gabimet trashanike i ka vendosur në pah dhe gazetari Klodian Tomorri, i cili shprehet se edhe pse dihet që në Shqipëri pastrohet para në sektorin e ndërtimit, këta ekspert ndërkombëtar duket se kanë gabuar në pasqyrimin e shifrave.

Pastrimi i parave dhe zhurma e pandershme kunder Shqiperise

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nje raport i dy eksperteve nderkombetar per flukset e jashteligjshme te parase ne ekonomite e Ballkanit Perdendimor del ne perfundimin se ne Shqiperi, gjate periudhes 2017-2019 u pastruan 1.6 miliarde euro vetem ne sektorin e ndertimit. Per te pare se sa serioz eshte raporti mjafton vetem paragrafi me poshte:

“Nje ekspert vlereson se ne vitin 2019 ne Shqiperi u pastruan 500 milione euro ne sektorin e ndertimit. Duke perdorur te njejten metode vleresimi, ne vitin 2018 u pastruan 570 milione euro, ndersa ne 2017-en u pastruan 320 milione euro. Kjo e con shifren totale te pastruara ne keto tre vjet ne 1.6 miliarde euro”- thote raporti.

Tani mblidhini pak shifrat e mesiperme. Shkurt 500 milione + 570 milione+ 320 milione bejne 1.39 miliarde euro. Pra 210 milione euro dolen rruges. Sic thoshte i ndjeri Fadil Hasa ne skecin e famshen 28 kamiona per 7 bataliona bejne 13 kamiona per nje batalion. Nje raport qe ka gabime kaq trashanike nuk meriton te vleresohet me tej. E megjithate, kjo eshte lajthitja me e vogel.

Perla me e madhe eshte menyra si kane nxjerre shifrat e parave te pastruara. Citoj:

“Ne vitin 2009 u dhane 200 milione euro kredi hipotekore. Meqenese bankat financojne vetem 70 per qind te vleres se ndertimit atehere i bie te jene blere 300-400 milione euro apartamente te ligjshme, kur statistikat tregojne se ne sektorin e real estate u ndertuan 953 milione euro. Kjo do te thote se pjesa tjeter u financua me burime te paligjshme”- vijon raporti.

Cila statistike tregon se u ndertuan 950 milione euro ne vitin 2019? Nuk ka asnje statistike te tille, por nese do kishte te jene te sigurte se ne asnje vit nuk jane ndertuar 950 milione euro ndertime private ne Shqiperi.

Te njejten llogari kane bere dhe per 2017-en dhe per 2018-en dhe me kete metode kane dale ne perfundimin se ne keto tre vjet u pastruan 1.6 miliarde euro ne ndertim. Por kur numrave ja u jeput kot, rrezohesh rruges.

Ne fakt sipas te dhenave zyrtare, ne total vlera e lejeve te ndertimit qe jane dhene per periudhen 2017-2019, pa perfshire investimet publike, eshte 150 miliarde leke ose 1.2 miliarde euro. Raporti thote se per te njejten per te njejten periudhe u pastruan ne ndertim 1.6 miliarde euro.

Edhe sikur lejet e miratuara te ishin realizuar te gjitha, (por qe nuk ndodh kurre per shkak te shfazimit ne kohe), edhe sikur keto ndertesa te ishin financuar te gjitha me para te pista, prape nuk behen dot 1.6 miliarde euro. Mungojne 400 milione euro qe duhet te jene pastruar ne Mars. Tani ky ishte krahu i ofertes.

Le ta marrim nga krahu i kerkeses. E para gje qe duhet sqaruar eshte se ne Shqiperi nuk ka asnje statistike se sa eshte vellimi i transaksioneve ne tregun e ndertimit. Pra sa euro shpenzohen ne vit per te blere apartamente. Por edhe nese do te ekzistonte kjo statistike, serish eshte gabim trashanik qe cdo transaksion mbi vleren e kredise hipotekore ta quash automatikisht pastrim parash.

Se pari, njerezit kane depozita ne banke dhe blejne apartamente me kursimet e tyre pa marre kredi fare. Si e llogariti raporti sa per qind e tregut u financua nga depozitat?

Se dyti, une shes apartamentin qe kam dhe me parate e arketuara shkoj blej nje shtepi tjeter. Shitesi im me parate qe mori nga une shkon blen nje shtepi tjeter e keshtu me radhe. Sa leke u pastruan ne ndertim? Ky raporti i mbledh te gjitha keto dhe i quan pastrim parash.

Se treti, po emigrantet kane te drejte te blejne shtepi ne Shqiperi apo nuk u lejohet?

Se katerti, po te huajt qe po blejne shtepi gjithandej neper Shqiperi, ne bregdet dhe jo vetem, nuk kane te drejte?

Askush nuk e mohon se ne Shqiperi pastrohen para ne ndertim, ashtu sic pastrohet ne cdo vend te botes. Por shifrat nuk nxirren qesim nga mendja.

Ekspertet qe kane bere raportin jane ne rregull totalisht me veten e tyre. Mbushen faqet dhe kane marre parate nga GIZ-i. Problemi eshte se keto raporte i sheh ndonje burokrat ne zyrat e Brukselit dhe i perfshin ne raportet e tyre zyrtare. Pastaj shtrengojne edhe me shume presionin duke na imponuar te tjera ligje edhe me te rrepta.

Sot Shqiperia eshte bere nje nga vendet me ligjet me te ashpra kunder kapitalit. Ne asnje vend nuk ka kaq ligje te ashpra dhe klimenkaq armiqesore ndaj kapitalit qe hyn. As ne SHBA, as ne BE, askund. Dhe po, ky eshte bere problem serioz. Nuk sjellin dot emigrantet leket se i masakron prokurori dhe u merr gjysmat. Po pse me ca do jetojme ne? Industri nuk kemi, tru qe t’i japim mend botes nuk kemi. Para nga BE nuk marrim. Me ligjet qe na i shtrengojne vit per vit na e kane vene lakun ne fyt. Cfare duhet te bejme ne? Po merrni beni njehere nje raport, sa leke u pastruan vjet ne Hollande. Vetem jo si ky.

Etiketa: 1.6 miliardë euroGazetari shqiptarmendjandertimpastrimRaporti ndërkombëtarshifrat

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Ronaldo beson ende: Kualifikohemi në Champions

Ronaldo më i vendosur se kurrë: Jam gati që me shokët e ekipit juventin të pushtojmë Italinë, Europën dhe botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com