Arrestohet autori i vrasjes së 61 vjeçarit, Dorian Latollari, në oborrin e shtëpisë së tij në Tiranë.
Në pranga ka rënë Fatmir Demiri, (ish-ushtarak) 37 vjeç, i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak
37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi e ka goditur me sende të forta viktimën, i cili ishte fqinji i tij.
Njoftimi i plotë i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.
37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.
Mësohet se 37-vjeçari ka qënë i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.