Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në Peqin si pasojë e Covid-19. Raportohet se përgjigja pozitive e tamponit të COVID ka dalë pas vdekjes.
Mësohet se familjarët e të moshuarit nga fshati Gjocaj e kanë marrë sot përgjigjen e tamponit. Tamponi 72 vjeçarit ju mor 24 orë përpara se të ndërronte jete dhe përgjigja i erdhi 72 ore pasi ishte varrosur.
Ndërkaq, janë infektuar me koronavirus edhe 2 anëtarë të tjerë të familjes së viktimës.