Skënderbeu i mundur në Kep të Rodonit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skënderbeu i mundur në Kep të Rodonit

21:04 | 26/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Mehmet Elezi

Paguan 300 lekë, roja të jep faturën dhe çon traun. Përballë hapet ngrohtësisht një lug mbuluar me bar, në të dy krahët gjelbërim drurësh. Përmjedis kanë nisë me shtrue një këmbësore me rrasa, ose, siç duan ta quajnë jo shqip, “pedonale”. Përskaj saj, shtylla me llamba dhe flamurë kuqezi. Bukur: Kepin e Rodonit po e trajtokan si pikë turistike  të veçantë. Siç ka hije.

Vërtetë?

Read more

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Pak më tej gjallërohet një rresht me bunkerët e famshëm. Ngjyruar me… flamurin kombëtar! Ç’ide e mbrapshtë: bunkerët qenkan nderi dhe palca e kombit?!

Shpalohet deti. Përkundrejt, nëpër lëpenë e detit dhe të largësisë, naltohen kodrat mbi Velipojë, mbi Shëngjin, mbi Ulqin – Ulkinioni i lashtë ilir.

Kujdes, mos i hiq pantoflat. Nëpër rërë, dërrasa me gozhdë të ndryshkura!

Zhytemi në det? Një çift del prej ujit, të dy vrapojnë të alarmuar. Tre-katër qen pa rrip në qafë ia paskan vënë syrin çantës së tyre, e kanë shqyer sa çel e mshel sytë, po luajnë me fustanin, me peshqirët, me ç’kanë gjetur brenda.

Kisha mesjetare, të cilën disa studiues e lidhin me motrën e Skenderbeut, ruhet jo keq. Një vizitë brenda saj ta përmirëson humorin.

Po kalaja e Skënderbeut, është larg? Nga shkohet? Asnjë tabelë, asnjë copë dërrasë me shigjetë (tri-katër dërrasa të  tilla do të kushtonin shumë më pak se lyerja e një bunkeri, duke e veshur marrëzisht me flamur kombëtar!). E vetmja tabelë, KAZERMA-BAR, kallëzon një ndërtesë të rrenuar rozë-mavi, ish-kazermë ushtarake në kohën e parë të bunkerëve. Rrekemi me GPS, telefonat e zgjuar bëhen budallenj. Trullohen, humbin orientimin. Kah me mësy?

Udhët e dhive duken xhade, krahasuar me një shtegth që duket se çon te kalaja. Shtegthi degëzohet e humb nëpër ferra. Disa degëzime prijnë drejt ballkoneve natyrore (“belvedere”), prej ku mund të rrëzohesh qindra metra pingul mbi ujëra. Mos u afro, mbaje djalin fort! Asnjë pengesë mbrojtëse. Asnjë paralajmërim për rrezikun fatal.

Vijon aventura shpatit thikë pjetposhtë. Pak me të rrëshqitë këmba, bëhesh pluhur në shkëmbinjtë, që flenë nën mjegullën e detit.

Kalaja në breg dergjet në harrim të plotë. Dikush e ka grisur tabelën e vjetër me të dhëna për kalanë. Mbi mure, një llamarinë e ndryshkur, me shenjën e ministrisë së kulturës së ndonjërës prej qeverive të mëparshme: “Ne kujdesemi ta mirëmbajmë, ju kujdesuni të mos e ndotni”.

Shkrep do foto mbi mure, merr prapë përpjetëzën e rrezikshme. Te makina mbërrin me gjunjë të përgjakur. Gërvishtur në fytyrë e në krahë. I djersitur. I etur.

Kalaja e Gjergjit të Madh është shpërfillur më keq se cilado shpellë hajdutësh.

Në kohën e vet Skënderbeu e mundi historinë. Në kohën tonë shfaqet në Kep të Rodonit i mundur nga shqiptarët e vet!

Etiketa: "Skenderbeu"belvederebudallenjdegëzimeflamur kombëtarkepi i rodonitpedonaleSkënderbeu i mundur në Kep të Rodonit

Të Lidhura

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

nga 27
11:44 | 03/04/2026
0

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë. Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës)...

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

nga 27
11:29 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

nga 27
11:20 | 03/04/2026
0

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

nga 27
11:06 | 03/04/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Para
Greqi/ Kreu i opozitës akuzon Tsipras: Ta ka mbledhur Rama

Mitsotakis e bën fakt të kryer: Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon, Dendias vizitë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026
E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

11:29 | 03/04/2026
Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

11:20 | 03/04/2026
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

10:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –
  • Policia ka shtuar masat e sigurisë –
  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –
  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com