Pas kreut të LDK, i infektuar me koronavirus është edhe deputeti Fetah Rudi. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti i cili është shprehur se problemet shëndetësore i janë shfaqur një ditë më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se pas problemeve shëndetësore i është nënshtruar testit ku ka rezualtuar pozitiv me Covid.
“Pas disa problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë ditës së djeshme, i jam nënshtruar testit për Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekësore, trajtimin do ta vazhdoj në shtëpi. Antarët e tjerë të familjes janë mirë me shëndet. Për dy javë do të jemi në vetizolim. Besoj që me ndihmën e zotit dhe mjekëve do ta kaloj edhe këtë sfidë”, shkruan deputeti.