27-vjeçarja shqiptare që rezultoi e humbur para disa ditësh në Greqi më në fund është gjetur.
Mediat greke bëjnë me dije se 27-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve është kthyer në familje. Lajmin e mirë e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, i cili ka lajmëruar policinë se bashkëshortja ishte kthyer në shtëpi.
Antonia Nikolla humbi kontaktet me të afërmit më 12 gusht. Kontaktin e fundit e ka pasur më bashkëshortin e saj, me të cilin ka folur në telefon.