Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e Kryekuqit në zonën e Divjakës, teksa ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.
Nga flakët rrezikohet një sipërfaqe e madhe toke me ullinj. Për shuarjen e tyre po punojnë zjarrfikësit dhe specialistët e pyjeve.
Kujtojmë që disa zona të vendit janë përfshirë nga flakët me ardhjen e sezonit të verës. Në disa qytete, vatrat vijojnë të mbeten aktive prej më shumë se 24 orësh. Në Peqin që dje vijon zjarri i cili tashmë është afruar në qytet dhe po rrezikon banesat.
Më herët po sot, në Fushë-Krujë në fshatin Dërven një sipërfaqe toke u përfshi nga flakët dhe u rrezikua Kisha katolike e fshatit, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur ndalimin e përhapjes së zjarrit.