Vendimi një ditë pas publikimit të videoskandalit
Me një vendim qeverie, të firmosur nga kryeministri Edi Rama është shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Vendimi i qeverisë është marrë një ditë pasi u publikua një video-skandal ku kryebashkiaku i kërkon favore seksuale një vajze 20 vjeçare me qëllim për t’i rritur rrogën. Videoja u transmetua në Ora News.