Pasditen e sotme në fashtin Gjoricë, Bulqizë, janë dëgjuar shtëna me armë ku një person që drejtonte një mjet tip “Golf” ka qëlluar me armë drejt banesës së Klodian Reçit.
Ngjarjen është raportuar nga vetë Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar dhe ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjene e rrethanave.