Nesër vendoset për ndërrimin e trupës së gjykimit
Gjykata Administrative e Apelit pritet të vendosë nesër ndryshimin e trupës gjykuese për lejen e pallatit 17-katësh pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Marrja e këtij vendimit vjen vetëm dy ditë pasi kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ftoi qytetarët në protestë, pasi trupa gjykuese kishte lidhje familjare me ndërtuesin e atij pallati.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur për pezullimin e punimeve për ndërtimin e pallatit, por kompania ndërtuese e ka paditur në Gjykatën Administrative. Në mbrojtje të vendimit të IKMT-së është vënë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Pas protestës së djeshme Gjykata vendosi që seanca gjyqësore e radhës të zhvillohet më 18 maj, ndërkohë që njëra nga gjyqtaret e trupit gjykues ka dhënë dorëheqjen nga çështja.