Gushti ka nisur me një fluks të lartë në pikën kufitare të Morinit.
Mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kalon 10 mijë, por ky fenomen shihet si shqetësim nga autoritetet shëndetësore të Kosovës.
Drejtor Rajonal i Shendetit Publik ne Prizren, Fadil Kryeziu, thotë se qytetarët e dy vendeve që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të Covid 19, dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë kalimtarët, ndaj po shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve.