Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pragut të TVSH-së, nga 1 janari 2021 mbi 46 mijë biznese mund të dalin nga skema – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pragut të TVSH-së, nga 1 janari 2021 mbi 46 mijë biznese mund të dalin nga skema

12:08 | 30/07/2020
në Kryesore
0

Nga 1 janari 2021, biznesi i vogël me xhiro deri në 10 milionë lekë do të përjashtohet nga skema e TVSH-së. Ndryshimet nuk kufizojnë përfshirjen vullnetare në skemën e TVSH-së të bizneseve me xhiro vjetore mbi 5 mln lekë. Vendimi për ndryshimin e shkallës të xhiros të bizneseve që do të përfshihen në TVSH u botua në Fletoren Zyrtare.

“Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10,000, 000 lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5,000 000 lekë”, thuhet në vendim.

46.1 mijë biznese mund të dalin nga skema e TVSH-së

Read more

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

Sipas të dhënave nga tatimet, numri i bizneseve që kanë deklaruar TVSH me xhiro nën 10 milionë lekë është 46.1 mijë deri në fund të vitit 2019. TVSH e paguar nga kjo fashë në vitin 2019 është 3.4 miliardë lekë lekë, ose rreth 27 milionë euro .

Kjo shumë është po sa rreth 2.6% e TVSH-së së paguar në vend. TVSH është zëri kryesor që sjell të ardhura në buxhet dhe në 2019-n, nga ky zë u mblodhën 132 miliardë lekë, ose 43% e totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat.

Aktualisht për TVSH-në, pragu hyrës është 2 milionë lekë. Ky prag u ul dy vite më parë, nga 5 në 2 milionë lekë. Ky vendim u kundërshtua hapur në atë kohë nga Shoqatat e Biznesit të Vogël, e cila shqetësohej për efektet që do sillte të bizneset barra e shtuar e taksës dhe kostove të tjera administrative, ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ky i fundit theksoi disa herë se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha.

Nga heqja e tatim fitimit përfitojnë shumë më pak biznese, 93 mijë nuk paguanin as sot

Ndërkohë, Kuvendi miratoi dje dhe heqjen e tatim fitimit për bizneset e vogla me xhiro nga 5-14 milionë lekë. Nga 5% që paguanin më parë, tashmë tatim fitimi për ta bëhet zero.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve numri i bizneseve me qarkullim nga 5-14 milion lekë nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2019 nga deklarata e TFTH është 9,305. Këto biznese, paguajnë tatimfitimi të thjeshtuar prej 5%. Në vlerë, tatimfitimi (ose TFTH) i paguar prej tyre në vitin 2019 ishte 945 milionë lekë, ose 7.6 milionë euro (2.6% të totalit të tatimfitimit që është paguar nga bizneset në vitin 2019).

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, në vend janë 94 mijë biznese të vogla, të cilat kanë një qarkullim nga 0-5 milion lekë, nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2019 nga deklarata e tatimfitimit të thjeshtuar (TFTH). Këto subjekte, që përbëjnë 83% të subjekteve totale në vend, nuk preken nga ndryshimi i fundit, pasi edhe sot nuk paguajnë tatim fitimi.

/Monitor/

Etiketa: 202146.1 mijë biznesebiznesi i vogëlrritja e pragut të TVSH-së

Të Lidhura

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

nga 27
11:41 | 04/06/2026
0

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

nga 27
11:31 | 04/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe socialistët që të mos organizojnë atë që ai...

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

nga 27
11:13 | 04/06/2026
0

Deputeti i Lëvizjës Bashkë, Redi Muçi ka ironizuar nga Kuvendi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha në lidhje me...

O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

nga 27
10:49 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qytetar...

Para
KLD merr vendim të fshehtë për gjyqtarin Gjin Gjoni

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon dorëheqjen e Gjin Gjonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

11:41 | 04/06/2026
Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

11:31 | 04/06/2026
Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

11:13 | 04/06/2026
O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

10:49 | 04/06/2026
Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –
  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –
  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –
  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –
  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com