“Arrest në Burg” në mungesë në këtë botë? Jo në tjetrën. – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Arrest në Burg” në mungesë në këtë botë? Jo në tjetrën.

06:39 | 30/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Koncepti i caktimit të një mase sigurimi në mungesë të personit në Kodin e Procedurës Penale ka të përcaktuara rregulla strikte, të qarta dhe me garanci për lirinë dhe të drejtat e kujtdo shkelësi të ligjit penal. Dhe për kureshtje neni 245 i K.Pr. Penale në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurimit përcakton qartë dhe saktë se:

Vendimi që cakton masën e sigurimit përmban, me pasojë pavlefshmërie:

gjeneralitetet e personit, ndaj të cilit merret masa ose çdo gjë tjetër që vlen për ta identifikuar atë dhe, kur është e mundshme, tregimin e vendit ku ndodhet;

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Duhet ta citojmë saktë këtë kërkesë të nenit 245, ndër të tjera për të treguar se SPAK, nuk ka se si të justifikohet me rastin e caktimit të masës së sigurimit në mungesë ndaj dy personave, të cilët kishin vite që kishin ndërruar jetë. Ata po hetoheshin në kuadër të procedimit penal të famshëm 339. Është folklorik sqarimi i drejtuesit të SPAK, kur përpiqet të lajë të trashën me të hollën kur deklaron: “….. operacioni në fjalë ka qenë i fshehtë. Ai është bërë në kushte të veçanta dhe duke qenë se personat nuk paraqesin rrezikshmëri ne kemi proceduar në një formë jo publike. Pikërisht këtu ndodhi ajo që mund të ndodhë në këto kushte. Ne nuk mund të shkonim më parë në shtëpitë e tyre për të verifikuar, sepse kjo do dëmtonte të gjithë hetimin. Ka patur edhe raste të trjera dhe nuk është problem për t’u shqetësuar. Në momentin që policia shkoi të zbatonte vendimin për arrestim rezultoi që ata kishin ndërruar jetë përpara një muaji. Një i pandehur mund të vdesë edhe në sallën e gjyqit dhe kjo gjë edhe ka ndodhur…”.

Pa u lodhur fare të citohen nene të K.Pr.Penale duhet zbërthyer kjo deklaratë më thjeshtë:

Së pari, çdo operacion policor për kapje personash në kërkim (në rastin konkret masat e sigurimit në mungesë e bëjnë personin të kërkuar, jo në botën tjetër) është sekret.

Së dyti, të kërkosh në forma policore, aq më tepër sekrete siç pretendohet do të thotë të pyesësh për vendndodhjen e të dyshuarit, të hetosh mbi lëvizjet e tij etj. etj. dhe të gjitha këto nuk e dëmtojnë hetimin. Aq më tepër që është një hetim i bërë telef në çdo media kombëtare e ndërkombëtare.

Së treti, po, ka ndodhur dhe herë të tjera, kur ka vdekur një person në burg apo nën hetim. Por, ka një ndryshim të madh, kur i pandehuri vdes gjatë gjykimit apo hetimit. Deri më tani ende s’kemi dëgjuar që ndaj një të vdekuri të zbatohet masa e sigurimit. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo që dëgjojmë sot, të shpallet në kërkim një i vdekur.

Së katërti, Kodi i Procedurës Penale kërkon shumë kritere që ndaj një personi të caktohet masa e sigurimit në mungesë. Ka disa faza, nëpër të cilat kalon procedura në mënyrë që hetimi mos jetë i pavlefshëm. A duheshin kërkuar e thirrur këta persona? A nuk u gjendën? Kujt iu njoftua thirrja e tyre? Në rast se të gjitha këto hapa nuk janë ndjekur atëherë drejtësia në Shqipëri po shkon drejt një rruge pa krye. Në rast se drejtësia e re thotë që duhet të mbajë sekret faktet, provat dhe ndaj atij që po hetohet apo arrestohet, atëherë metodat e Sigurimit të Shtetit do të dukeshin si kapitulli më i ndritur i Konventës së Mbrojtes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Dhe një konkluzion i frikshëm del dhe për pavarësinë e gjykatave në këtë rast. Mirë SPAK-u u deh nga daullet e suksesit që i buçasin në vesh çdo ditë, po Gjykata që mori vendimin e caktimit të këtyre masave ç’po bënte? Garantoi panashmëri? Garantoi Drejtësi? Garantoi zbatimin e ligjit? Apo kërceu vallen e të dehurve?!

Një Prokurori që duhet të ishte elitë dhe në profesionalizëm kthehet në numëruese varresh, dhe një gjykatë që duhet të garantojë çdo njeri për drejtësi shkruan epitafe mbi varre dhe jo vendime.

Etiketa: “Arrest në Burg” në mungesë në këtë botë? Jo në tjetrën.arrest ne burgfolklorikKodi i Procedurës PenalemungeseSPAKsqarimi

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Këshilli Politik/ PS refuzon propozimin e opozitës, Gjiknuri kërkon mbylljen e mbledhjes

Këshilli Politik/ PS refuzon propozimin e opozitës, Gjiknuri kërkon mbylljen e mbledhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com