Punë votash! (SPAK i gjeti “kriminelët” e votave tek të këputurit e fshatit) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punë votash! (SPAK i gjeti “kriminelët” e votave tek të këputurit e fshatit)

20:30 | 29/07/2020
në Kryesore
0
Zyhra Lala në çadrën e pas tërmetit, ku strehohet prej muajsh familja e saj

Nga Anila Hoxha
Në shtëpinë e familjes Lala, në fshatin Rubjek (rrugës për në Gjirin e Lalëzit), fytyra e prerë e Zyhra Lalës shfaqet mes një çadre të vendosur në oborr prej tërmetit dhe një shtëpie të dëmtuar.

“Kriminelja” e zgjedhjeve të 2017, është një 25 vjeçare e shkolluar për shkenca ekonomike, por e papunë. E vetmja që sjell të ardhura në familjen prej gjashtë anëtarësh, është e motra, megjithëse e shkolluar edhe ajo punon pjatalarëse.

Në shtëpinë e kësaj familjeje shteti nuk trokiti ndonjëherë për t’i ndihmuar. Askush nuk i pyeti a kishin nevojë pas tërmetit, para pensionit që ju doli skandaloz, gjatë marrjes së pronave, pagimit të energjisë elektrike.
“Në orën 4 të mëngjesit ra porta. “Policia e shtetit!”-, thanë. Menduam mos vëllai kishte bërë sherr, menduam ç’ka ndodhur. “Hajdeni ju thamë”-, pëshpërit Zyraja duke treguar vizitën nëpër natë.

Read more

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

“I pyeta çfarë ka ndodhur, i pyeti babi, i pyeti mami. Ata pyetën: “Kush është Zyraja, do vijë me ne për një sqarim të vogël”. Kur na panë që po dridheshim, na qetësuan: “Mos kini merak; punë votash”.

Fshati Rubjek

25 vjeçarja nuk u thirr asnjëherë, nuk u pyet asnjëherë.
“Pranova të shkoja komisionere në zgjedhjet e 2017. Kurrë nuk jam marrë me parti. Kur nuk kam qenë anëtare partish. Hyra meqë isha e lagjes, në sytë e mi është votuar rregullisht”-, këmbëngul vajza. Por, SPAK e ka futur të renë në listën e keqbërësve zgjedhorë dhe për këtë arsye Zyhrasë pas vizitës në të gdhirë, pasi i sekuestruan telefonin e njoftuan se Gjykata e Posaçme ka shpallur detyrim paraqitje. Hetimi i SPAK tregon se komisionerët e dy qendrave në këtë fshat lejuan votimin e disa banorëve, të cilët ndërkohë ishin emigrantë. Numri i atyre që votuan pa qenë fare në fshatin e tyre është 30 persona thekson SPAK. Fshati Rubjek sipas të dhënave të KQZ ka në evidencë 680 zgjedhës, prej të cilëve shumica janë të rinj që kanë ndërtuar jetën në Itali.
“M’u shkatërrua jeta! SPAK nxorri emrin tim, të dhënat e mia, për diçka që jam e bindur që nuk e kam bërë kurrë. Kjo është tallje me jetë njerëzish”-, komenton Zyraja.

“Unë qenkam peshku i madh?”.
Në të njëjtën lagje, jeton edhe nje tjetër “keqbërëse zgjedhore”, Oriada. E papunë. E shkolluar si infermiere, u angazhua pak kohë në spitalin e Durrësit. Prej dy vitesh i hyri gjermanishtes, me vetëm një ëndërr. Të largohej, siç vepruan bashkëmoshatarët e saj. E ëma drejton gishtin nga qielli: “nuk lejoj askënd të mbyllë jeten e time bije, çfarë do qofshin ata! Dua drejtësi dhe të vijnë të na kërkojnë falje madje. Ishte fëmijë, kur e futën në komision, ku kanë qenë?”.

Gruaja bashkë me gjestet ngre zërin, sepse në gusht, Oriada parashikonte të largohej në emigracion.
“Kur mori dëshminë e penalitetit doli e pastër, së bashku me një tufë dokumenta që i paraqiti për të filluar punë në Gjermani”.

Por, planeve të 25 vjeçares ju vendos shkelmi. Edhe Oriada rezulton të ketë qenë komisionere në zgjedhjet e 2017. Edhe Oriada gjendet në të njëjtën varkë ku ishin edhe 13 bashkëfshatarët e Rubjekut.
Dy prej tyre kanë vdekur ndërkohë. Gjersa të mbyllen hetimet e të dalë e vërteta, të tjerëve u duhet uruar mbi të gjitha jetë të gjatë. Zgjedhje, punë votash dhe veçanërisht peshq do sjellë Gjiri i Lalëzit plot, mjafton të hedhin rrjetat!
Foto 1 Zyhra Lala .
Foto 2 Fshati Rubjek
Foto 3 Mamaja e Oriadës

Etiketa: Anila Hoxhadetyrim paraqitjefshati RubjekGjykata e PosaçmekeqbërësekomisioneretPolicia e Shtetitpunë votashPunë votash! (SPAK i gjeti “kriminelët” e votave tek të këputurit e fshatit)SPAKZyhra Lala

Të Lidhura

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
09:00 | 04/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

nga 27
08:16 | 04/02/2026
0

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000...

Para
Palmer: Dialog mes palëve për reformën zgjedhore sipas OSBE/ODHIR. Zgjedhjet e lira sjellin normalitetin

Palmer: Marrëveshja e 5 Qershorit tregon bashkëpunimin e ngushtë me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com