Dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të premte në Elbasan.
Bëhet me dije se një nga rastet është punonjës i bashkisë së Elbasanit, ndërsa një rast tjetër është konfirmuar në Labinont. Rasti i ri në Labinont është një specialist që punon në këtë njësi administrative.
Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me Covid 4 466 të infektuar mes të cilëve 125 kanë humbur jetën.