Një paciente 43-vjeçare me COVID-19, e cila ishte shtruar në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Pacientja me profesion farmaciste mësohet se vuante nga diabeti, por nuk e kishte ditur më parë se ishte bartëse e kësaj sëmundjeje.
Bëhet me dije se motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin Sanatorium, ku është e intubuar, ndërsa pozitive me COVID-19 ka rezultuar edhe nëna e tyre.
Viktima 43-vjeçare ka lënë pas një vajzë 13-vjeçare.
Për këtë humbje jete, nuk ka ende një reagim nga Ministria e Shëndetësisë.